Spanja, 5 ditë kohë Katalonjës; më pas ndërhyn qeveria qendrore

Postuar më: 11 October 2017 22:09

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy i dha 5 ditë kohë liderit separatist të Katalonjës që të thotë hapur nëse ka shpallur apo jo pavarësinë.

Nëse Carles Puigdemont do të konfirmojë se e ka ndërmarrë këtë hap, atij do t’i jepen edhe tre ditë kohë të tjera për të tërhequr shpalljen e pavarësisë.

Në fund të afatit, nëse sqarohet shpallja e pavarësisë dhe Katalonja nuk e tërheq atë, Madridi zyrtar do të zbatojë nenin 155 të Kushtetutës që lejon qeverinë qendrore të pezullojë autonominë e Katalonjës dhe të imponojë qeverisjen direkte.

Liderët e Katalonjës firmosën deklaratën e shpalljes së pavarësisë të martën, por e ndalën implementimin e saj për të lejuar zhvillimin e bisedimeve me Madridin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *