Shmangia e ushtrimeve, po aq e dëmshme sa edhe pirja e duhanit

Postuar më: 10 October 2017 22:23

Nëse keni menduar që është e mjaftueshme të ndalni duhanin për të qëndruar të shëndetshëm, e keni gabim, pohojnë ekspertët.

Mungesa e aktivitetit fizik është po aq e rrezikshme, nëse jo më e rrezikshme se pirja e duhanit, pohojnë hulumtuesit.

Të gjithë njerëzit, pavarësisht moshës, të paktën dy orë e gjysmë në javë duhet të merren me ndonjë aktivitet fizik për të ruajtur shëndetin e vet.

Kjo nuk do të thotë që atë kohë duhet ta kaloni në palestër, të mjaftueshme do të jenë dy orë e gjysmë ecje, të merreni me kopshtari ose me punë të shtëpisë, shkruan Daily Mail.

Hulumtuesit nga Harvardi vlerësojnë që çdo vit 57 milionë njerëz nëpër gjithë botën vdesin nga ndikimet e dëmshme të nikotinës dhe që ky numër është shumë më i madh se numri i vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet e zemrës, kanceri i zorrëve dhe gjirit dhe diabeti.

“Nuk na befason që mungesa e aktivitetit fizik shkakton më shumë raste të vdekshmërisë se sa pirja e duhanit, sepse vetëm një e treta e popullatës botërore konsumon duhan, ndërsa dy të tretat janë joaktivë”, ka thënë I-min Lee, autorja kryesore e hulumtimit nga Shkolla e mjekësisë në Harvard.

Ajo shton që mungesa e kohës nuk mund të merret si pretekst për të mos ushtruar, sepse edhe ecja deri në punë konsiderohet si aktiviteti i mirë fizik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *