Shërbimi i Shkëmbimit Akademik Gjerman DAAD: Aplikimi për bursa 2018-2019

Postuar më: 11 October 2017 11:19

Aplikimi për bursa 2018-2019

Shërbimi i Shkëmbimit Akademik Gjerman DAAD ofron edhe këtë vit bursa për qëndrime afatgjata dhe afatshkurtra studimi në Gjermani. Për këto bursa mund të aplikojnë studentë, absolventë si dhe shkencëtarë të të gjitha fushave:

  • Bursa për kërkime shkencore për akademikë, për doktorantë dhe shkencëtarë të rinj, si edhe ish-bursantë të DAAD-së
  • Bursa studimi për absolventë të të gjitha fushave (master)
  • Bursa studimi për artistë
  • Bursa për frekuentim të kurseve verore për studentë të përparuar nga të gjitha degët që kanë njohuri në gjermanisht

Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit është:

  • 30.09.2017 direkt në zyrën e DAAD-së në Bonn për degën Arkitekturë
  • 31.10.2017 direkt në zyrën e DAAD-së në Bonn për degën Muzikë dhe Artet e Bukura
  • 30.11.2017 direkt në zyrën e DAAD-së në Bonn për degën Film, Design
  • 15.11.2017 pranë Ambasadës Gjermane për të gjitha degët e tjera
  • 01.12.2017 pranë Ambasadës Gjermane për kurset verore

Informacione për ofertat e mësipërme, kushtet e aplikimit, procedurat dhe formularët mund t’i merrni në faqet e mëposhtme:

www.daad-al.org

Për pyetje të mëtejshme mund të na kontaktoni (oraret e konsultimit gjenden në www.daad-al.org)

Jonida Peza
[email protected]

(Asistente e lektoratit të DAAD-së Tiranë, kati I, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës)

Dr. Jeanette Rieger-Cowdry
[email protected]

(Lektore e DAAD-së, në Tiranë, kati II, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *