Ballina Argetim Rriten pretendimet: Ja si i duan vilat shqiptarët dhe arredimin e tyre

Rriten pretendimet: Ja si i duan vilat shqiptarët dhe arredimin e tyre


E kemi zakon që si popull të ankohemi e qahemi shpesh se nuk kemi, apo se jemi fukarenj.

Kjo e ka një të vërtetë, por po të shikosh preferencat më të fundit të një pjese të shqiptarëve, gjithçka bie poshtë…


Dita-ditës kompanitë imobiliare dhe studiot e arkitektëve po marrin kërkesa nga më të çuditshmet dhe më të ndërlikuarat, për projektimin e shtëpive të banimit, arredim apartamentesh apo stilimin e oborreve të vilave.

Tirana shënon rekordin e këtyre kërkesave, ku në rezidencat e shumta që janë ndërtuar në zonat e periferisë gëlojnë kërkesat, por edhe qytetet e tjera dhe veçanërisht ato bregdetare kanë njohur një ‘bum’ tekash për vila të ndryshme.

Në bashkëpunim me disa nga lexuesit tanë, “Mapo.al” sjell disa nga projektet më të reja të vilave në plazhe të shqiptarëve, apo të dizajnit dhe interiorit të vilave luksoze nga brenda, në Tiranë.

Shikojini dhe mendoni se çdo ide mund të realizohet, mjafton të paguash…/Mapo.al/



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here