Rama acarohet me Dulen, Xhufi me ‘njohjen e bullgarëve’

Postuar më: 12 October 2017 11:23

Deputeti i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka replikuar me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati lidhur me ligjin për mbrojtjen e pakicave kombëtare, pasi e pyeti se a i ishte referuar qeveria ligjit të ndonjë vendi të rajonit për model.

Bushati iu përgjigj se jo, sepse rajoni nuk kishte ligj për minoritete, por se ishin bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

Dule i paraqitur Bushatit dy ligje konkrete të vendeve fqinje: Kroacisë dhe Malit të Zi duke i vlerësuar si shumë të mirë dhe e ka hedhur poshtë projektligjin e qeverisë Rama II, duke e konsideruar si në shkelje të të drejtave të minoritetit.

“Kemi pasur regjistrimin e popullsisë në vitin 2011. E dimë sesi rrodhën zhvillimet para atij censusi, edhe amendimet që iu bënë atij ligjit në momentin e fundit. Ai ligj me amendimet e fundit shkel parimet që përcaktohen në nenin 3 të Konventës kuadër.

Sot vjen qeveria e z.Rama dhe e sanksionon këtë shkelje në nenin 5 të ligj dhe thotë se minoritete do të përcaktohen në bazë të ligjti për censusin. Kur KE e thotë qartë e pastër se parametrat e ligjit bien ndesh me nenin 3 të Konventës kuadër. Ligji i z.Rama vjen e na thotë se ne do ta bëjmë në shkelje

Unë do të dëshirja që të hiqni dorë nga kjo dorë propagande.

Ngrihet një pyetje dhe proetston Kryeministri deri ën mediat më prestigjioze se kjo Evropë qenka e padrejtë me vendin e tij, në fakt me qeverinë e tij. Zotëri, nuk ua përmenda më kot vendet fqinjë dhe legjislacionin që ka. Përtej frustracionit të ministrit të Jashtëm. Urdhëroni ligjin e Kroacisë: Kush bën, kur çfarë dhe si. Një nga ligjet më të mira në lidhje me trajtimin e të drejtave të minoriteteve.

Urdhëroni një ligj të plotë që e ka miratuar Mali i Zi, që thotë ku zbatohen këto të drejta dhe kush ka përgjegjësinë”.

Kryeministri Edi Rama, pas fjalës së Vangjel Dules së PBDNJ, i cili u shpreh se është shkelur ligji për minoritetet dhe akuzoi qeverinë “Rama 2”, reagoi me ironi.

Rama iu drejtua Vangjel Dules duke i thënë se citon gabim.

“Ti e ke bërë rrugë të citosh gabim. Sa herë që vë fjalët e mia në gojën tënde, siç bëre dhe pak më parë.  Nëse nuk do të të njihja do mendoja se e ke nga mendjeleshtësia. Po duke të njohur si burrë të mençur, ti je i qëllimshëm, sa herë që interpreton fjalët e mia.

Së pari ti je një minoritar, je gjithmonë e më pak përfaqësues i denjë i atij minoriteti të denjë për të gjithë respektin që kemi dhënë dhe i japim edhe me ligjin që kalojmë sot. Europa nuk është as kishë as xhami, por kontinent ku ne jemi pjesë. Fakti që s’jemi në BE s’na  pengon të japim mendimin tonë”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Kurse historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, shprehet kundër vendimit për futjen e pakicës bullgare në listën e pakicave kombëtare në Shqipëri, duke e çuar në 9, numrin e pakicave kombëtare. Sipas historianit të njohur, ashtu si në shumë vende të botës, janë të njohura grupimet linguistike apo kulturore, por kurrsesi këto grupime nuk mund të cilësohen si pakica kombëtare.

“O Zot. O Zot. Për mua nuk ka as pakica serbe dhe as bullgare. Për mendimin tim, në Shqipëri ka vetëm dy pakica kombëtare, që janë njohur në Konferencën e Paqes në Lidhjen e Kombeve në vitin 1921. Këto pakica janë: pakica greke dhe pakica malazeze. Këto të tjerat unë nuk i njoh. Ka grupime linguistike, ka grupime kulturore, siç i njeh edhe bota, siç i njeh edhe Italia, por jo pakica kombëtare, siç i kanë quajtur këta”, deklaron Xhufi, për “Panorama”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *