Policia e Kosovës kontrollon shtëpinë e Albin Kurtit

Postuar më: 10 October 2017 17:07

Policia e Kosovës kreu kontroll sot në shtëpinë e Albin Kurtit, që nuk është paraqitur në disa nga seancat gjyqësore që zhvillohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend..

Zedhensja rajonale e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Indeksonline se njësitet e policisë kanë qenë në shtëpinë e të akuzuarit.

“Policia e Kosovës ka hyrë në shtëpinë e Albin Kurtit ta sjellë në seancën gjyqësore sipas një urdhërese paraprake të gjyqtarit të këtij rasti, por që i akuzuari në atë moment nuk është gjetur aty. 

Policia në këto raste nuk ka të drejtë ta kapë personin në fjalë para mbajtjes së seancës por duhet në momentin që del një urdhëresë e tillë nga gjyqtari i rastit”,- ka thënë Ahmeti.

Katër deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtar, hedhjes së gazit në Kuvendin e Kosovës.

Albin Kurti ka munguar edhe në seanca të tjera të këtij gjykimi, ndërsa gjyqtari Beqir Kalludra ndaj tij ka lëshuar fletarresti, të cilin e kishte pezulluar në kohën e zgjedhjeve për shkak se Kurti ishte kandidat për kryeministër i Vetëvendosjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *