“Pikturo me mua”, Zef Shoshi: Si e shohin sot Skënderbeu, heroi kombëtar

Postuar më: 07 October 2017 14:00

Emocione, dhurata e fantazi me fëmijët e fshatit SOS. Një veprimtari që i ka angazhuar të prekin dretpërdrejt ngjyrat, telajon në nismën “Pikturo me mua”, të kuruar nga Ajola Xoxa, e kurorëzuar në një katalog, album mes fëmijëve dhe piktorëve më të njohur shqiptarë. Një prej tyre, Zef Shoshi, tregon përvojën e pikturave historike, për Skënderbeun dhe kështjellën…

 

Nuk ka ndodhur ndonjëherë që ngjyrat, telajo të nxitnin tek fëmijët e fshatit SOS aq drejtpërdrejt dëshirë jete. Një nismë “Pikturo me mua” e zhvilluar para pak kohësh  kundër  veprimtarisë “Krijo me mua” ka bërë bashkë, për këtë qëllim, krijimin e një hapësire artistike, profesionistët me artdashësit jo profesionistë, të rriturit me fëmijët, artin me çdo fushë tjetër të jetës…Ky angazhim është reflektuar në një katalog, album realizuar nga Instituti “Benussi”, duke memorizuar një gjurmë të rëndësishme në jetën e këtyre fëmijëve.

“Përmes iniciativës “Krijo me mua”, ne e vëmë artin në qendër të së përditshmes sonë, sepse besojmë se përmes artit njeriu bëhet më i mirë, më i drejtë, më ndihmues ndaj tjetrit. Arti zhvillon krijimtarinë, na hap rrugë të reja të perceptimit të realitetit, na bën më pranues ndaj së ndryshmes, zbut agresivitetin po ashtu” – thotë Ajola Xoxa, kuratorja e kësaj veprimtarie.

Krijimet e përfshira në album mbajnë dy autorësi, disa prej punimeve janë bërë dhuratë për fëmijët pjesëmarrës. Ndërsa piktorët që janë përfshirë në këtë veprimtari humanitare kanë qenë  Adrian Çene, që ka punuar me Elvinin dhe Rolandin, Adriana Pelushi, që punoi me Anxhelën dhe Siborën; Arif Lushi, Arkond Canaj duke punuar me katër fëmijë;Artan Shabani me Paolën dhe Sherin; Bashkim Ahmeti me Fitimin dhe Xhensilën; Bujana Demiraj , Bujar Zajmi që punoi me Redionën; Edit Pula, Eltjon Valle, Eniela Veveçka, Esmeralda Dalipi me Muhamedin; Helidon Halitin, Oltsen Gripshi, Petro Kokushta, Shyqyri Sako, Zef Shoshi.

Kjo veprimtari ka reflektuar  jo vetëm te fëmijët si gjurmë por edhe për piktorët mbetet një shenjë pasioni për të frymëzuar e nxitur brezat.

Këto mbresa dalin pasi shohim albumin për të cilën Ajola shkruan se “Albumi që kemi në dorë është rezultat i një serie të gjatë ateliesh të zhvilluar me disa prej piktorëve të mëdhenj shqiptarë, me piktorë të rinj gjithashtu, të cilët udhërrëfyen punën e fëmijëve të organizatorëve SOS fshatrat e fëmijëve për realizimin e këtyre pikurave. Shumica e pikturave që janë në album, janë realizuar me “katër duar”, pra prej një piktori të njohur dhe një fëmije që ka punuar me të.”

Një prej tyre, Zef Shoshi që ka punuar me dy fëmijë, kanë realizuar dy tablo. Ne e gjetëm piktorin në studion e tij duke hedhur dorën e fundit mbi një tablo që do ta paraqesë në një ekspozitë kolektive, ajo që është e përvitshme, e nëntorit.

Krahas punës së tij të përditshme, e për mbijetesë ka qenë mjaft tërheqëse për Shoshin të përfshihej në projektin e fëmijëve të Fshatit SOS, duke na treguar se të dyja ishin punë historike, që lidhen me të shkuarën për të cilat piktori thotë se kanë ardhur instinktivisht, edhe pse do të donte, mendon tani në këtë distancë kohe, që punët të ishin më pranë botës së fëmijëve.

Veprat janë vënë në shitje. Piktura e Shoshit e punuar së bashku me Esmeraldën është shitur tashmë. “Kur erdhi koordinuesja e fshatit sos vepra nuk është shitur akoma. Por tani po e marr vesh që qenka blerë.

Ç’është e vërteta, duhej të kisha bërë diçka më fëminore për ata fëmijë. Por kjo më lindi si ide në atë moment. M’u desh ta plotësoja, të mos mbetej përgjysëm. E kam diktuar vajzën në çdo gjë, ajo ishte e moshës 15 vjeç.” Për Shoshin ishte një përvojë e ide mjaft interesante duke thënë se kjo nxit fantazinë e fëmijës, është një përvojë që përfton diçka fëmija, sidomos në atë moshë.

Dy tablo një me Skënderbeun me Esmeraldën, dhe e dyta perëndim në kështjellë, piktori thotë se janë  plotësisht krijim i Megit, vetëm pak sugjerim i bëra, ku 80% është punë e saj.

Të dyja punët me prirje tek heroi,e kaluara është prirja ime historike. Në fakt ka një histori nga pas, Shoshi ka treguar se prej ’68, ka rimarrë disa herë figurën e Skënderbeut, deri në pas ’90-ën duke na bërë madje, dhe si ka evoluar kjo figurë në perceptimin e tij, para dhe pas diktaturës.”Në komunizëm e kam parë Skëndërbeun si luftëtar i shpatës më shumë se sa mbrojtës i krishtërimit . Kështu ishte ideologjike, dmth mbrojtës i vendit kundër pushtuesit. Në këtë pikëpamje është parë shpesh herë Skënderbeu, sot shihet ndryshe. Edhe në tablonë e fundit që kam realizuar, Skënderbeu është me prijësit pret të dërguarit e Alfonsit të Napolit. Skënderbeu europian. Kështu ka ndryshuar, si koncept”

Nga kjo i lindi spontanisht ideja për të risjellë një tjetër Skënderbe, të lirë, në një sfond e hapësirë blu, duke “fluturuar” me kalin e tij, dhe diku në silueta mali vendosur kështjella. “Spontanisht më lindi meqë jam marrë me Skënderbeun, në kuadrin historik. Ndonëse siç thashë duhej të kisha bërë diçka më fëminore, më afër botës së fëmijës”

Megjithatë Shoshi i ka dhënë Esmeraldës një shans të kuptonte,  idenë e të shkuarës të heroit, të mbajtjes së një krenarie. Me këtë histori që ka ruajtur ende të freskët përvojën me fëmijët, Shoshi na kujton si ka nisur të pikturojë për herë të parë, ashtu siç i ka treguar babai, kur ishte pushtimi fashist. Ka shkuar në Ulqin, më ’43-‘44, dhe më ka treguar se vizatimet e para kanë qenë në horizont të detit me anije. Ndërsa për kuratoren, Ajola Xoxën “artistët që i janë bashkuar kësaj nisme kanë dhënë një ndihmë të madhe dhe kanë punuar me shumë dashuri dhe shumë durim. Si rrjedhojë, punët nuk janë vetëm shum të bukura, por ato janë edhe produkt i një emocioni shumë të madh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *