Përplasje me armë zjarri pranë Universitetit në Elbasan

Postuar më: 20 October 2017 13:31

Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Visarion Xhuvani” në Elbasan pas një konflikti mes disa personave.

Burime nga policia bëjnë me dije se një person ka qëlluar me armë pas një sherri të çastit.

Identiteti i autorit të dyshuar nuk dihet ende.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesditë pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *