Pavarësia e Katalonjës/ Puigdemont: Jemi pro dialogut

Postuar më: 10 October 2017 19:42

Presidenti i Katalonjës ka nisur të flasë në sallën e Kuvendit  nga ku ka përcjellë edhe vendimin për shpalljen e pavarësisë së saj.

Puigdemont tha se : Ne nuk do ta përshkallëzojmë situatën, ne jemi pro dialogut. Gjithashtu presidenti katalanas foli për zhvillimin e referendumit i cili u mbajt në kushte të vështira.

“Nuk mund të kemi një statistikë të saktë duke marrë parasysh kushtet e votimit, janë sekuestruar fletë votimi dhe janë penguar shumë persona për të votuar, por pavarësisht gjithë këtyre, referendumi  u bë. U bë gjithçka për ta ndaluar referendumin. Dua të falënderoj të gjithë ata që mundën të votonin”, tha Puigdemont.

“Ajo çfarë unë do të propozoj nuk është fiksimi im por një sërë mendimesh të bashkuara së bashku. Kemi bërë vlerësimin e rezultateve të fundit, dhe ndodhemi këtu sepse u mbajt një referendum në kushte shumë të vështira.

Kjo është hera e parë në demokraci që ka ndodhur diçka e tillë. Policia ka bllokuar votimin, ju ka mohuar të drejtën e votimit. Dhe për shkak të veprimeve të policisë u dëmtuan dhe kanë pasur nevojë për ndërhyrje të  menjëhershme në spital.

Nuk mund të kemi një statistikë të saktë duke marrë parasysh kushtet e votimit, janë sekuestruar fletë votimi dhe janë penguar shumë persona për të votuar, por pavarësisht gjithë këtyre, referendumi  u bë. U bë gjithçka për ta ndaluar referendumin. Dua të falënderoj të gjithë ata që mundën të votonin.

Veçanërisht dua të falënderoj, në fakt jo ta falënderoj por më shumë se kaq. Më vjen shumë keq për të gjithë ta që u lënduan. Ne nuk do ta përshkallëzojmë situatën, ne jemi pro dialogut.”, tha presidenti katalanas.

A do të shpallet pavarësia e Katalonjës? Presidenti Puigdemont flet pas pak minutash

Edhe pse duhen rreth  10 minuta për të parë se çfarë do të flasë Carles Puigdemont, ka shumë zëra që qarkullojnë nga brenda parlamentit se situata mund të shtyhet më tej.

The Guardian raporton se Kontakte të njëpasnjëshme janë bërë mes presidentit katalanas dhe përfaqësuesve të lartë të BE-së. Flitet, por mbetet ende e pakonfirmuar se bisedimet po kryehen mes Puigdemont dhe presidentit të komisionit evropian Jean-Claude Juncker.

Më herët Komisioni Europian përsëriti thirrjen për dialog mes Spanjës dhe Katalonjës për ti dhënë fund krizës që ka përfshirë dy vendet, në kuadër të shqetësimeve që autoritetet katalanase mund të shpallin pavarësinë.

Gjatë një konference të përditshme për shtyp zëdhënësi i Komsionit Europian, Alexander Ëinterestein, duke iu adresuar Spanjës dhe Katalonjës, përsëriti thirrjen e ekzekutivit  të Bashkimit Europian për ti dhënë fund konfrontimit, dhe se kriza mes dy vendeve duhet të kthehet në dialog.

Duke rikujtuar një deklaratë të javës së kaluar, zëdhënësi tha se dhuna kurrë nuk duhet të përdoret si një mjet politik dhe shtoi bindjen e tij se Komisioni Europian ka besim tek aftësitë e kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy, për të zgjidhur situatën.

Çfarë po ndodh në Katalonjë? Mijëra njerëz rrethojnë Parlamentin, pritet nga çasti në çast …

Është shtyrë me një orë seanca e Parlamentit Rajonal në Katalonjë.

Mediat e huaja raportuan se udhëheqësi i Katalonisë, Carles Puigdemont, pritet të deklaroj Pavarësinë e njëanshme të këtij vendi, dhe do të mbaj fjalimin e tij pas një ore.

Parlamendi regjional është mbledhur në Barcelonë, ndërsa mundësia e shpalljes së pavarësisë së Katalonisë, është përcjellë me kritika nga qeveria në Madrid si dhe BE-ja.

Katalunja2-470x282

Puigdemont mbërriti në Parlamentin katalanas  pak para se të shkonte ora 18:00 e përcaktuar për shpalljen e pavarsisë së rajonit.

Raportohet se policia katalanase është zhvendosur e gjitha jashtë Parlamentit në Barcelonë duke mbyllur hapësirat për publikun. Ndërkaq një reagim mbi situatën e tensionuar është lëshuar edhe nga kryebashkiaku i Barcelonës, që i bëri thirrje presidentit rajonal Puigdemont dhe kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy që të shkurajojnë krizën.

Deklarata e shpalljes së pavarësisë së rajonit vjen pas referendumit të së dielës, ku mbi 90 për qind e katalanasve votuan “pro” ndarjes nga Spanja. Referendumi u kontestua fuqishëm nga autoritetet e Madridit, të cilët përdorën edhe dhunën policore për të mos lejuar votuesit t’u drejtoheshin kutive të votimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *