Ngacmoi aktoret e Hollywood-it, por producenti qejfli tani e ka pisk!

Postuar më: 11 October 2017 17:02

Producenti i njohur Hollywood-ian, Harvey Weinstein po përballet me akuza të shumta nga  personat me të cilët ka punuar gjatë jetës së tij, që pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht nga ai.

Pjesë e këtij grupi janë dhe aktoret e famshme, Angelina Jolie dhe Gwyneth Paltrow, të cilat kanë pohuar se në fillim të karrierës së tyre kanë qenë viktima të abuzumeve të tij seksuale.

Yjet e kinemasë tregojnë se kjo ngjarje ka ndodhur në fillim të karrierës së tyre. Aktoret iu bashkuan pjesës tjetër të atyre që akuzuan producentin e famshëm, edhe pse ky i fundit ka mohuar çdo akuzë për përdhunim.

Ish-presidenti Barack Obama dhe gruaja e tij, Michelle kanë ngritur gjithashtu zërin e tyre ndaj gjigandit të kinematografisë, duke inkurajuar vajzat dhe gratë të mos heshtin rreth këtyre çështjeve.

“Kam patur një eksperiencë shumë të keqe me Harvey Weinstein në rininë time dhe si rezultat kam zgjedhur që të mos punoj më kurrë me të, pavarësisht çfarë të tjerët më thonin”,- është shprehur Jolie, të cilës i është bashkuar gjithashtu Gwyneth Paltrow e cila tregon se teksa bënin prova ai filloi ta ngacmonte me duar dhe t’i kërkonte asaj masazhe.

E dashura e Brad Pitt-it asokohe, tregon se ishte pikërisht aktori ai që u përball me të menjëherë pasi ajo i tregoi ç’i kishte ndodhur.

Ndërkohë edhe bashkëshortja e tij prej 10 vitesh, Georgina Chapman deklaroi publikisht se do të ndahej prej tij, duke mbështetur të gjithë vajzat që kanë vuajtur për shkak të tij.

Bordi drejtues i “Weinstein Co.” e shkarkoi menjëherë manjatin e turpëruar të filmit, njëkohësisht bashkëkryetar të saj, Harvey Weinstein, por e ardhmja e firmës tani është e paqartë.

Kryeredaktori i revistës “The Hollywood Reporter”, Mattheë Belloni e ka ndjekur nga afër gremisjen e producentit të famshëm të “Hollywood”-it.

“Pyetja kryesore që shtrohet, kur vihet në diskutim aftësia e kompanisë ‘Weinstein’ për të ecur përpara, është sa ishin drejtuesit e tjerë të saj në dijeni të këtyre veprimeve? Kam përshtypjen që do t’iu duhet për çdo rast të ndryshojnë emrin. Ky do të ishte një hap i parë drejt pastrimit të imazhit”, tha Mattheë Belloni, kryeredaktor i “The Hollywood Reporter”.

Meryl Streep dhe Judi Dench iu përveshën të hënën Weinsteinit, një njeri të cilin e kishin vlerësuar lart, pa qenë në dijeni – siç thanë, – të veprimeve të tij të turpshme me femrat.

Zërit të indinjatës iu bashkuan edhe aktore të tjera të famshme, si Jessica Chastain e Julianne Moore. Belloni mendon se vendi i 65-vjeçarit në majën e Olimpit, kaq e pati.

“Mendoj se Harvey ka marrë fund në Hollywood. Nuk e di sesi mund të punojë dikush me të, e jetëgjatësinë në këtë industri e kishte pikërisht në sajë të marrëdhënies së tij me talentin”, tha Belloni.

Skandali shpërtheu kur gazeta “New York Times” njoftoi në një artikull tronditës se, Weinstein kishte arritur të paktën 8 marrëveshje lidhur me akuza për ngacmime seksuale. Në mesin e akuzuesve ishte edhe aktorja Ashley Judd, si dhe disa ish-punonjëse të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *