Ndahet nga jeta ish-ministri i LSI-së, Dritan Prifti. Vuante nga leucemia

Postuar më: 12 October 2017 20:32

Ish-ministri i Energjitikës, Dritan Prifti është ndarë nga jeta sot në Tiranë.

Ai vdiq për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore nga leuçemia. Ai ishte deputet i LSI-së.

Pas skandalit me videon me Ilir Metën, Prifti u largua nga kjo forcë politike.

Muajve të fundit ai iu është nënshtruar kurave intensive në Itali dhe Gjermani, por pavarësisht kësaj nuk mundi t’i bëjë ballë. Pasditen e djeshme ai është kthyer në Shqipëri, ndërsa u bë me dije se gjendja e tij po shkon drejt përkeqësimit.

Pak kohë para zgjedhjeve të 25 qershorit ai pohoi se po përballet me një sëmundje të rëndë, e cila nuk e lejonte të bëhej pjesë e fushatës.

Ai tha se nuk mundej fizikisht pasi prej mbi një vit po lufton me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku. Prifti shërbeu si Ministër i Energjitikës në vitet 2009-2010.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *