Nano, Rama, Kandreva: Albumi dhe detajet pikante të një ndeshje

Postuar më: 10 October 2017 10:15

Shqipëria humbi ndeshjen e fundit të raundit kualifikues për në Botërorin e Rusisë.

Italia na mposhti me rezultatin minimal 1-0, pavarësisht se kuqezinjtë bënë një lojë të mirë dhe rrezikuan disa herë.

Në një ndeshje thuajse të barabartë ishte pikërisht një arbëresh që vendosi rezultatin.

Kandreva nuk i lejoi kuqezinjtë që të festojnë. Më herët, kryeministri Edi Rama mori si dhuratë nga italianët bluzën e Kandrevës, por duket se ai nuk e kuptoi simbolikën.

“Do kisha preferuar një fanellë të një lojtari që luan me Juventusin, jo me Lacion dhe Interin”, u shpreh Rama, i cili nuk e ka kapur simbolikën e presidentit italian, që kishte zgjedhur bluzën e arbëreshit.

Ndërkohë ndeshja nisi me lamtumirën për kapitenin Lorik Cana. Ai mbylli kapitullin e futbollit të luajtur mes emocioneve dhe lotëve.

Tifozët e falenderuan në mënyrën e tyre, duke hapur një fanellë gjigande me numrin 5 dhe emrin Cana.

Ndërkohë lajmet e portaleve i zuri më së shumti emri i Fatos Nano.

Ish-kryeministri Fatos Nano ishte ditën e djeshme në stadiumin “Loro Boriҫi” duke ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Itali.

Raportohet se Nano nuk është lejuar që të parkojë makinën e tij pranë stadiumit ‘Loro Boriçi’, edhe pse i është drejtuar gardistit me fjalët ‘Unë jam Fatos Nano’.

Ushtari i Gardës iu përgjigj: ‘Unë të njoh, por nuk lejohet’.

Policia kishte marrë masa të rrepta para dhe pas ndeshjes nga frika e incidenteve.

Momentet e kësaj ndeshje vijnë nga Mapo Image.

1 koment për këtë artikull

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *