Nano-Bashës: Edhe Rama mund të publikojë të dhëna për kunatin tënd

Postuar më: 12 October 2017 22:15

Gjatë debateve të ashpra në emisionin ‘Opinion’ ku kreu i PD-së, Lulzim Basha, publikoi të dhënat, ku sipas tij tregojnë lidhjet e Ramës me kriminelët, kryedemokrati pati edhe një përplasje me analistin Mustafa Nano.

Duke iu përgjigjur Bashës, Nano iu drejtua kryeopozitarit duke i thënë se edhe Rama mund të publikojë të dhëna për kunatin e tij.

Kunati i Bashës, ishte një figurë që sëfundmi u përmend shumë në media nga garda e vjetër e PD dhe të tjerë të përjashtuar nga partia duke thënë se është personi që po kontrollon PD nën firmën e Bashës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *