Lajmi i mirë për përdoruesit e kompjuterëve, si të merrni falas një nga antiviruset më të mirë

Postuar më: 03 October 2017 19:57

Kompania Kaspersky Lab, me rastin e të 20-vjetorit të themelimit, ka lançuar falas pakon e tij të antivirusit për të gjithë përdoruesit e kompjuterëve në botë.

“Dëshirojmë të mbrojmë gjithë botën dhe për të gjithë ata që nuk kanë mundësi që të ndajnë 50 euro për antivirus, ua japim falas”,- ka bërë të ditur themeluesi i “Kaspersky Lab”, Jevgenij Kasperski.

“Kaspersky Free” është program funksional dhe dallon nga pakoja premium, e cila përmban module shtesë të sigurisë, sikurse janë mbikëqyrja familjare, VPN, siguria online e pagesave.

“Kaspersky Free” mbron dhe mbikëqyrë skedarët, e-mail, aplikacionet dhe përmbajtjen në ueb. Antivirusi mund të merret pa pagesë në faqen e “Kaspersky Lab”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *