Kufje me flori dhe me çmim të palogjikshëm

Postuar më: 01 October 2017 11:41

Në Mbretërinë e Bashkuar, kompania “Ubisoft” ka nxjerrë në shitje një palë kufje që kanë një çmim krejtësisht të paarsyeshëm për një pajisje të tillë.

Kufjet “wireless” kanë bateri që mbajnë 20 orë, kanë logon e video-lojës “Assassin’s Creed” të larë në flori dhe janë prodhuar nga artistët e argjendarisë Tournaire.

Nëse keni 50000 euro tepër dhe mungesë totale logjike, mund t’i blini në Ubisoft Store.

Vetëm 10 kufje të tilla do të jenë të disponueshme për publikun dhe pranohen pagesat me kartë krediti, PayPal ose çek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *