Kësaj makine në kohën e komunizmit i thonim thjesht: Mikrobus!

Postuar më: 08 October 2017 19:14

Mikrobusi i prodhimit polak “NYSA 521” (kishte rreth 522) ishte një automjet “legjendë” e kohës së komunizmit e cila qarkullonte në rrugët e Shqipërisë.

Kjo makinë e përshatur në versionin mikrobus, ishte makina tipike e institucioneve të ndryshme publike e cila përdorej për transportimin e personelit në shërbime të ndryshme.

Në atë kohë, “NYSA” ishte i vetmi automjet i llojit “mikrobus” dhe përdorej nga institucionet kryesisht për transport personeli, ndërsa ekzistonin edhe modelet “furgon” dhe “autoambulancë”.

Por kjo makinë që tashmë është zhdukur nga qarkullimi në rrugët e Shqipërisë, vazhdon të gjendet me shumicë në shtetet e tjera, madje konsiderohet si një makinë “me vlerë” për shkak të viteve të saj të prodhimit duke u renditur te kakinat e epokës.

“Mapo.al” me ndihmën edhe të “Albanian Transport” sjell këtë foto-galeri, për të rikujtuar edhe një herë këtë makinë “legjendë”, e cila në kohën e diktaturës konsideroj si automjet “luksi”./Mapo.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *