Izraeli i bashkohet SHBA-së: Braktisim UNESCO-n

Postuar më: 12 October 2017 19:07

Izraeli tha se do i bashkohet SHBA, për t’u tërhequr nga organizata kulturore e OKB, UNESCO.

Kjo për shkak se zyrtarët amerikanë thonë se UNESCO ka mbajtur qëndrime kundër Izraelit.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu vlerësoi vendimin e SHBA.

Drejtuesja e UNESCO-s, Irina Bokova tha se largimi i SHBA nga kjo organizatë është çështje e një keqardhje të thellë.

Ajo pranoi megjithatë se politizimi ka zënë rrënjë në organizatë vitet e fundit.

SHBA është themeluese e UNESCO-s. Megjithatë këta të fundit kanë kritikuar në disa raste Izraelin, çka solli edhe reagimin e amerikanëve.

Edhe në vitin 1984, SHBA u tërhoq nga kjo organizatë, duke akuzuar agjencinë për korrupsion dhe prefernca ideologjike ndaj Bashkimit Sovjetik.

SHBA u rikthye në vitin 2002. Ata japin 20 përqind të buxhetit të UNESCO-s.

Asambleja e Përgjithshme nuk e ka pranuar as Kosovën si anëtare të UNESCO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *