Ishte javën e parë në ‘Portokalli’, por mungoi në të dytën! Gaz Paja zbulon çfarë ka ndodhur…

Postuar më: 10 October 2017 19:39

Gaz Paja ishte pjesë e natës së parë të sezonit të ri të Portokalli-së, duke konfirmuar vazhdimësinë e tij në spektaklin e humorit, ku tashmë është një nga aktorët e vjetër të stafit, por dje të gjithë e vunë re mungesën e tij.

Sot, mediat online nisën të shkruajnë për këtë mungesë duke lënë të kuptohej që aktori mund të jetë larguar.

Në të vërtetë, ka pasur disa largime të rëndësishme këtë sezon dhe duket se publiku ka nisur të mësohet me këto ndryshime, por nuk po ndodh njëlloj me Gazin.

Sipas “Tirana Post” që ka kontaktuar aktorin, mungesa në javën e dytë të Portokallisë ka qenë për arsye personale dhe nuk është absolutisht një largim i përhershëm.

Duket se Gazmendi, pas kaq vitesh në atë spektakël, mund të marrë vendime personale për të marrë pjesë apo për të munguar në spektakël, për të ruajtur standardin e vendosur të performancave të tij.

Gazi risolli javën e kaluar personazhin e Selimit, në rolin e administratorit të pallatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *