“Isha 17 vjeç, ai nuk e mbante mend a bëmë seks apo jo?”

Postuar më: 14 October 2017 14:29

Hollivudi nuk do jetë më si më parë.

Të paktën kështu shkruajnë disa media, pas publikimit të skandalit seksual të producentit Harvey Weinstein.

Weinstein është një prej producentëve më të njohur në Hollivud. Së bashku me vëllain e tij kanë një kompani të përbashkët filmike.

Por në tetor, dy media shumë të njohur në SHBA, NY Times dhe New Yorker shpërthyen skandalin e ngacmimeve seksuale dhe përdhunimeve që kishte bërë ai.

Shkalla e këtij skandali është e habitshme, ndërsa shumë vëzhgues thonë se kjo ishte pak a shumë diçka që dihej në qarqet e ngushta të Hollivudit.

Tani që ‘sekreti i hapur’ u publikua në media, me dhjetëra femra, aktore të njohura ose jo, kanë rrëfyer historitë e tyre. Disa thonë se janë përdhunuar, të tjera thonë se janë ngacmuar seksualisht.

Disa aktore thonë se kur nuk kanë pranuar ofertat seksuale të Weinstein, rruga e karrierës iu është vështirësuar ndjeshëm.

Vetë Weinstein ka pranuar se ka një problem me varësinë seksuale, por ekspertët thonë se nuk ekziston diçka e tillë te ai.

E shoqja e ka divorcuar dhe kompania që ka themeluar, e ka shkarkuar.

Një prej aktoreve që ka denoncuar producentin, është edhe Kate Beckinsale.

Ajo tha se Weinstein tentoi ta përdhunonte gjatë një takimi në një dhomë hoteli.

“Më telefonuan që ta takoja në hotelin ‘Savoy’ kur isha 17 vjeç. Mendoja se do ishte një dhomë konferencash. Kur mbërrita, më thanë që të ngjitesha në dhomën e tij. Ai hapi derën dhe ishte me rroba banje. Isha shumë naive dhe e re, as që më shkonte në mendje që ky tipi i moshuar dhe jotërheqës, kishte interesa seksuale ndaj meje. Pasi refuzova të pija alkool, i thashë se kisha shkollë dhe u largova, shumë e trazuar”.

Aktorja britanike thotë se disa vite më vonë, kur u takuan sërish, kujtuan takimin e parë. Weinstein e pyeti “nëse kishin bërë gjë”. As nuk e mbante mend që kishin bërë seks ose jo.

“E kuptova se ai nuk mbante mend nëse më kishte sulmuar apo jo”.

Më shumë se 30 femra kanë akuzuar producentin për dhunë dhe ngacmim seksual. SHBA dhe Britania kanë nisur një hetim.

Mes aktoreve të ngacmuara nga ai janë Angelina Jolie, Gwyeneth Paltrow, Mira Sorvino, etj.

Aktorja Asia Argento tha se producenti e ka përdhunuar në vitin 1997 në një dhomë hoteli.

Ai e çoi në dhomë dhe i kërkoi t’i bënte një masazh. Ajo pranoi me hezitim. Papritur ai nisi t’i bënte seks oral, pasi ia ngriti fustanin me dhunë.

Komisioni i çmimeve Oscar po mendon t’ia heqë çmimin e fituar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *