“INTEGRATED ENERGY B.V. SPV” shpk: Ftesë për shprehje interesi

Postuar më: 18 October 2017 09:51

“INTEGRATED ENERGY B.V. SPV” shpk   

FTESË PËR SHPREHJE INTERESI  

Qeveria shqiptare, përmes një tenderi të hapur ndërkombëtar, ka shpallur fitues  kompaninë  “INTEGRATED ENERGY B.V. SPV” shpk  me objekt dhënien me koncesion të formes BOOT (Build, Own, Operate dhe Transfer) për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje koncesionare është menaxhimi i integruar i mbetjeve në Qarkun e Tiranës. Zona e propozuar për ndërtimin e impiantit të ri të MNU-ve dhe venddepozitimit do të shtrihet në jug dhe lindje të zonës së venddepozitimit ekzistues (Sharrë) të qytetit të Tiranës.

“INTEGRATED ENERGY B.V. SPV” Sh.P.K  (ne cilësine e koncesionarit) , fton kompanitë e interesuara vendase dhe të huaja të paraqesin kërkesën për shprehje interesi  per fazën e  parakualifikimit në procedurën konkurruese përzgjedhëse (Shërbime Konsulence) për  shërbim mbikqyrje (Supervizim),  për punimet e ndërtimit në zbatim të kontratës koncesionare  me objekt  “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike” 

DOKUMENTAT E KËRKUARA PËR FAZËN E PARAKUALIFIKIMIT 

  • Kerkesa për shprehje interesi e kandidatit
  • CV të kompanisë
  • Ekstrakt i lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.
  • Liçense profesionale për “Mbikqyrje dhe Kolaudim Punimesh Zbatimi”, e vlefshme, ku te perfshihen kategorite të cilat lidhen me punimet objekt i kontratës koncesionare, (sipas modelit të lëshuar nga MPPT)
  • Përvojë e suksesshme në projekte të ngjashme, në 5 vitet e fundit. Sfondi i kompanisë në aktivitete të ngjashme si supervizimi dhe kolaudimi i landfilleve, iceneratoreve etj do të konsiderohet si të favorshme në vlerësim.
  • Xhiroja mesatare e tre viteve të fundit (definuar si faturim për punët në progres dhe të përfunduara) te jete jo me i vogel se Euro 250,000 (dyqind e pesëdhjetë) mijë.
  • Bilancet e dy viteve të fundit.
  • Certifikatat e cilësisë së kompanisë (ISO)
  • Tabela e organizimit të shoqërisë (organigrama)
  • Personeli kryesor i propozuar për këtë projekt (i paraqitur në formë organigrame) si dhe kualifikimet e stafit kryesor të propozuar.

“INTEGRATED ENERGY B.V. SPV” Sh.P.K, do të shqyrtojë dokumentat e dorëzuara nga Kandidatët, dhe do të vlerësojë nëse ky dokumentacion plotëson kërkesat e përcaktuara në dokumentat e paraqitura nga kandidatet. Kandidatët, që i plotësojnë kriteret e kualifikimit, do të njoftohen për të paraqitur  propozimin teknik dhe propozimi ekonomik.

Kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë kërkesën origjinale dhe dokumentacionin përkatës, të futur në një zarf jo transparent, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e kandidatit.

Paraqitja e kërkesave për shprehje interesi duhet të bëhet brenda datës : 27.10.2017 ora 16:00  në adresën e email:[email protected]

Asnjë ofertë e paraqitur pas këtij afati nuk do të pranohet.

“INTEGRATED ENERGY B.V. SPV” Sh.P.K

Adresa: Rr. Dervish Hima, Hyrja Nr. 1, Apartamenti 71/1

Të dhëna të kontaktit cel. 0688014284 , [email protected]iebv.al

Personi i kontaktit : Zj. Denisa Tollkuçi

Email:  [email protected]iebv.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *