Ines Trocchia, një tjetër modele e ‘Playboyt’ që bën tifo për Interin…

Postuar më: 21 October 2017 22:28

Duelet e mëdha në botën e futbollit gjithnjë e më shumë po tërheqin vëmendjen e modeleve të bukura.

Njëra prej tyre është Ines Trocchia, e cila është një tifoze e flaktë e Interit.

Dhe derisa sonte (e shtunë) zhvillohet derbi ndërmjet Napolit dhe Nerazzurrëve, ajo ka dashur që t’i frymëzojë paksa lojtarët e skuadrës së saj të zemrës.

E veshur tejet atraktive me simbolet e Interit, 23-vjeçarja është kujdesur që t’i motivojë zikaltrit për triumf.

Për më shumë, ajo do të jetë e pranishme në stadiumin San Paolo për t’i mbështetur Nerazzurrët.

Në rast të fitores kundër Napolit, Interi do të ngjitet në krye të tabelës së Serie A. Mirëpo, napolitanët kanë njohur vetëm fitore deri më tani në kampionatin italian.

Ines është një modelet shumë atraktive nga Italia, e cila nuk heziton ta vë në pah figurën e saj mbresëlënëse.

Për numrin e tetorit, ajo e ka zbukuruar ballinën e versionit portugez të revistës së famshme, Playboy.

Trocchia është moderatore edhe në një emision sportiv në SportItalia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *