Historia e ‘bishës’ që tronditi Tiranën në shtatorin e vitit 1943…

Postuar më: 29 October 2017 19:40

Është një mjet ‘mit’ dhe mjaftë i domosdoshëm për forcat e armatosura të të gjitha ushtrive në botë.

Transportjeri i blinduar i koracuar dhe me zinxhirë, është një prej mjeteve që është përdorur dhe përdoret gjerësisht në të gjitha ushtritë e botës që nga dita kur është shpikur.

“Mapo.al” ju sjell sot modelin e famshëm “Steyr RSO & FLAK 38”, i ardhur në Shqipëri për herë të parë më 1943, bashkë me ushtrinë gjermane nga Greqia, pasi Italia fashiste kishte kapitulluar.

Ky mjet klasik rimorkimi ushtarak për pesha të rënda dhe altilieri, është edhe subjekt i kësaj fotoje të vjetër shkrepur në Tiranën e vitit 1943, kur një autokolonë mjetesh gjermane kishte qëndruar për pak kohë në qendër të kryeqytetit.

Mjeti në fjalë përdorej nga ushtria naziste për transportimin dhe rimorkimin e automjeteve ushtarake, ose të altilierisë në zona të vështira dhe jashtë rruge.

Më pas mjete të ngjashme port ë prodhimit sovietik dhe kinez janë futur si pjesë e Ushtrisë Shqiptare pas vitit 1945 dhe misioni i tyre ka qenë po i njejti si “Steyr RSO & FLAK 38”, pra transportim dhe rimorkim trupash dhe altilierie në terrene lufte ose zona të vështira jashtë rruge./Mapo.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *