Haxhiu: Ç’ndodh në Kosovë nëse burgosen dy udhëheqësit kryesorë

Postuar më: 11 October 2017 10:28

Ngritja e Gjykatës Speciale në Kosovë rrezikon ta çojë këtë vend drejt një krize të rëndë, pasojat e së cilës do ndjehen në mbarë rajonin.

Kështu shkruan analisti Baton Haxhiu në një shkrim për Mapon.

“Burime të sigurta sugjerojnë se në vjeshtën e vitit që vjen Gjykata Speciale do t’i vendosë në bankën e të akuzuarve edhe eksponentët kryesorë të ish–UÇK-së. Ndër të akuzuarit përmenden edhe dy figurat kryesore të vendit, të cilët njëkohësisht udhëheqin parti të mëdha. Nëse do të ndodhë kjo, Kosova rrezikon t’i hyjë një drame të re, ku ekseset ndëretnike, ksenofobia ndaj ndërkombëtarëve, izolimi dhe trazirat mund të bëhen përditshmëri. Situata do të mbetej në duar të dy grupeve të tjera politike që presin të ndodhin arrestimet, ndërsa fuqia politike e partive të tjera do të mbetej e margjinalizuar. Çka do të ndodhë, cilat mund të jenë pasojat dhe si do të menaxhohet situata?” shkruan Haxhiu.

Por përse u pranua kjo gjykatë?

“Pas pranimit fillestar të Gjykatës Speciale duket se shumica absolute e qytetarëve e kanë ndryshuar qasjen dhe beson se bëhet fjalë për një lajthitje të rëndë. Caku i kësaj Gjykate nuk qenkan të supozuarit si të korruptuar, por lufta, liria dhe shteti i tyre – ky është paragjykimi i shumicave brenda të gjithë taborëve. Sot, pas hetimeve, akuzave dhe dënimeve të një numri aq të madh të ish-komandantëve të UÇK-së, njerëzit duken të bindur se po ndodh një padrejtësi e madhe dhe e pariparueshme në kurriz të kosovarëve,” shkruan analisti.

Sipas tij, kriza që rrezikon Kosovën mund të deligjitimojë luftën kosovare dhe të fusë në kolaps NATO-n, duke e bërë relevante pyetjen: “Nëse e nëse e gjitha struktura komanduese e UÇK-së paska qenë kriminale, atëherë ajo paska shkaktuar luftën dhe mbrojtjen e arsyeshme të shtetit serb prej tyre, ndërsa NATO, SHBA dhe aleatët perëndimorë janë bashkëfajtorë dhe duhet t’i paguajnë dëmshpërblime Serbisë, së paku duke ia kthyer Kosovën”.

Por si mund të dilet nga kjo situatë?

“Nevojitet angazhimi tejet serioz, sidomos i amerikanëve, BE-së, britanikëve dhe qeverisë shqiptare në këtë drejtim. Gjykata Speciale nuk duhet ta bëjë gabimin fatal duke i paraburgosur Liderët e UÇK-së. Ajo duhet ta ndryshojë praktikën e deritashme (në krahasim me Hagën), duke i lënë të mbrohen në liri dhe duke u marrë në pyetje në formë intervistash e seancash gjyqësore”.

Lexoni më poshtë shkrimin e plotë:

Gjykata Speciale dhe skenarët e rrezikshëm që hapen për Kosovën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *