Gruaja e Robert Aliajt i përgjigjet Fiorit: Humbe shansin për të treguar…

Postuar më: 14 October 2017 17:10

Ajo jeton në Bruksel dhe është gruaja me botën e veçantë shpirtërore, që e fut në shinat e përditshmërisë një burrë artist si Robert Aliaj.

Mimoza Dino padashur u bë pjesë e një konflikti televiziv në Tiranë mes bashkëshortit të saj dhe konkurrentes së “Dance with me”, moderatores së një programi investigativ, Fiori Dardha.

Për replikat televizive ku ajo provoi koston e partnerit të famshëm, martesën prej tri dekadash me artistin, dhe gjithçka rreth sjelljeve të tij jashtë televizionit, Mimoza Dino në pozicionin e bashkëshortes i rrëfen për herë të parë.

Si fillim, të jesh bashkëshortja e Bert Aliajt është lehtësim për jetën, apo vështirësi?

Jeta mendoj se “par definicion” nuk është e lehtë për asnjëri. Por aq më tepër, jeta me një artist ka sfidat e veta. Si çdo gjë e bukur, që është edhe e vështirë.

E ndjek gjatë spektaklit “Dance with me”, dhe si të duket ndërsa e sheh nga pozitat e tua si personi që e njeh më shumë se kushdo?

Skenat me Bertin në “Dance with me” më duken si një vazhdimësi e skenave të jetës në familje, po ai spontanitet, impulsivitet dhe sens humori, po ajo vërtetësi.

Herë pas here keqkuptohet apo konfliktohet nga personazhet e njohura në garë. Si ndihesh dhe çfarë këshillash i jep për të qenë i drejtë?

Mendoj se këtu nuk duhet të konfondohet roli i gjykuesit, me rolin e performuesit. Misioni i tij në “Dance with me” është të gjykojë dhe të ftuarit të performojnë. Kur tentohet të gjykohet gjykuesi, atëherë humbet balanca dhe ndodhin dhe keqkuptime. Berti ndoshta propozon më shumë sesa konsumi i masës, dhe kjo ndoshta bëhet shkak për keqkuptime. Shpesh, gjithashtu, ai nuk është në të njëjtën “gjatësi valësh” dhe kjo lë vend për keqinterpretime. Ndërsa është një anëtar jurie që gjykon me objektivitet dhe kompetencë, në këtë rast nuk e ndiej se është me vend t’i jap ndonjë këshillë. Unë e respektoj opinionin e tij!

Spektaklin e fundit u bëre pjesë e show-t në mungesë, pasi konkurrentja Fiori Dardha të përmendi duke i sugjeruar pak a shumë Bertit: “Jepja këtë mikrofonin gruas që ke lënë në Bruskel, mjerë gruaja që të ka, etj”. Si u ndjeve për Bertin, duke qenë ti ajo?…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *