Fotot e rralla: Në malet e Shqipërisë, aty ku do prehet Elsie

Postuar më: 17 October 2017 10:25

Albanologu i shquar, Robert Elsie, i cili u nda nga jeta më datë 2 tetor, ka lënë si amanet që të trupi i tij të prehet në Alpet shqiptare. Në përmbushje të amanetit të tij të fundit, trupi i

albanologut Elsie do të qëndrojë nesër, në mjediset e Bibliotekës Kombëtare për homazhet dhe nderimet e fundit, nga ora 14:00 deri më 16:00 dhe më pas do të përcillet për në Shkodër.

Robert Elsie u nda nga jeta më datë 2 tetor për shkak të një sëmundjeje të rrallë, në moshën 67-vjeçare. Albanologu Robert Elsie është emri më i dëgjuar ndër albanologët e fundshekullit të njëzet dhe fillimshekullit 21.

I lindur më 1950 në Vankuver të Kanadasë, Elsie ishte njohur me shqipen dhe shqiptarët së pari gjatë viteve ‘70, kur si student në Gjermani, kishte vizituar bashkë me një grup studentësh Tiranën.

Këto foto janë publikuar nga i ndjeri Elsie dhe tregojnë malet e Shqipërisë në vitin 1916. Fotot janë bër nga albanologu tjetër i njohur, Maksimilian Lamberc (1882-1963).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *