Fotot e rralla: Kontesha me makinë sportive dhe Tirana më 1936

Postuar më: 11 October 2017 08:50

Koleksioni fotografik i Konteshës Marion Dënhof

Shqipëria në vitin 1936

Gazetarja dhe publicistja, Kontesha Marion Dënhof (1909-2002) lindi në Schloss Friedrichstein afër Kënigsbergut të Prusisë lindore (tani Kamenka afër Kaliningradit në Rusi). Ajo studioi për ekonomi në Kënigsberg, Frankfurt dhe Bazel. Në fund të janarit 1945 Dënhofi u arratis nga Prusia Lindore dhe u vendos në Gjermaninë perëndimore, ku vitin tjetër filloi punë për gazetën e njohur javore Die Zeit, kryeredaktorja e së cilës do të bëhej në vitin 1968. Ajo ishte një figurë e njohur në jetën publike gjermane gjatë gjithë periudhës së pasluftës.

Kur ishte e re, Kontesha Dënhof i kishte pasion udhëtimet. Rreth vitit 1936, me një makinë të bardhë sportive, u nis me motrën e saj, Ivonën, për në Shqipëri. Udhëtimi nga Prusia lindore në Tiranë vajtje-kthim zgjati dy muaj, gjatë të cilëve ajo bëri shumë fotografi. Në vitin 2001, nipi i saj, Fridrih Dënhof (Friedrich Dönhoff) gjeti në një kuti të titulluar “Shqipëri dhe Jugosllavi” 15 rrotulla negativash. Disa nga fotografitë shqiptare janë botuar në librin e tij Reisebilder: Fotografien und Texte aus vier Jahrzehnten (Fotografi udhëtimësh: fotografi dhe tekste nga katër dhjetëvjeçarë), Hamburg 2004. I jemi mirënjohës zotit Fridrih Dënhof për lejen e paraqitjes së këtyre fotografive.

Marrë nga faqja e albanologut të ndjerë, Robert Elsie

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *