Facebook shfaq programin që ndalon komentet negative

Postuar më: 18 October 2017 21:49

Kompania facebook ka konfirmuar se ka blerë programin “TBH” që është i famshëm tek adoleshentët.
Programi “TO BE HONEST” është risi që i ndihmon të rinjtë të mësojnë sjelljen e mirë dhe komplimentet.

Ky program i jep mundësin të rinjve që të dërgojnë komplimente miqve të tyre, duke sjellë kështu një ndalim të komenteve negative dhe cyverbullying.

Sipas “TBH” që përkthehet ”të jesh i sinqertë” deri tani është shkarkuar nga 5 milionë njerëz dhe janë dërguar mbi 5 miliardë mesazhe që nga muaji gusht kur aplikacioni u vendos në dispozicion të adoleshentëve.

E pikërisht qëllimi që ka ky aplikacion e shtyu kompaninë e rrjetit social facebook ta blinte.

Sipas një deklarate përfaqësues të facebook u shprehën se këto dy këto aplikacione kanë të njëjtën qëllim, të ndërtojnë një komunitet që komunikon me njëri tjetrin dhe mbi të gjitha komunikojnë mbi bazat e një sjellje të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *