Enti Rregullator i Energjisë: Njoftim

Postuar më: 17 October 2017 11:35

ERE ka filluar procedurat për miratimin e tri drafteve të legjislacionit sekondar në zbatim të Ligjit nr. 102/2015 “Për Sektorin e gazit natyror” si më poshtë:

  • Me vendimin nr. 161, datë 12.10.2017, Bordi i ERE-s, vendosi : Të fillojë procedurat për miratimin e licencës për aktivitetin e shpërndarjes së gazit natyror;
  • Me vendimin nr. 162, datë 12.10.2017, Bordi i ERE-s, vendosi: Të fillojë procedurat për miratimin e licencës për aktivitetin e furnizimit të gazit natyror;
  • Me vendimin nr. 163, datë 12.10.2017, Bordi i ERE-s, vendosi: Të fillojë procedurat për miratimin e licencës për aktivitetin e tregtimit të gazit natyror.

Të gjithë personat, shoqatat, institucionet, që mendojnë se kanë interes mbi këto drafte, ftohen të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 15 ditëve nga dita e publikimit të njoftimit, në adresën: Bulevardi “Bajram Curri” Rruga Viktor Eftimiu, Tiranë dhe në faqen tonë të web-it: www.ere.gov.al.

KRYETARI

Petrit AHMETI

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *