E transformoi tarracën në Tiranë si apartamentin në Nju Jork…

Postuar më: 24 October 2017 14:35

Asgjë nuk është e pamundur as në Tiranë, kur ideja jote bie në dorën e një “mjeshtri” apo më mirë të një “ustai”…

Mjafton të gjesh arkitektin e duhur dhe ai të jep për pak kohë atë që kishe në mendje në lidhje me apartamentin tënd.

Kështu i ka ndodhur edhe një shqiptaro-amerikani që prej disa vitesh kishte blerë një apartament në katin e fundit të një pallati në “Tiranën e Re”, por të cilin e kishte lënë të pashfrytëzuar për dy arsye: e para, mungesa e parave dhe e dyta, ambienti jo fort i përshatshëm (sipas tij).

Por gjithçka ndryshoi sapo shqiptaro-amerikani mori një kredi të vogël në SHBA dhe gjeti arkitektin e duhur në Tiranë.

Tarraca “e papërshtatshme” u shndërrua “sa hap e mbyll sytë” (fillimisht në kompjuter) në shtëpinë e ëndrrave.

Ai bashkë me arkitektin e ideuan atë sipas modelit të përafërt të apartamentit që shqiptaro-amerikani ka në qytetin e Nju Jorkut ku dhe jeton prej vitesh./Mapo.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *