E ironizuan te ‘Portokalli’ por… Ardit Gjebreja godet ‘TCH’, i merr dy talente të preferuar të shqiptarëve

Postuar më: 08 October 2017 21:16

Duket se ata e ndjekin pas njëri –tjetrin në çdo hap të karrierës. Dy aktorët e njohur të humoit na kanë surprizuar me lëvizjen e tyre më të fundit. Bes Kallaku dhe Erioni Isai hoqën dorë nga spektakli që i bëri të njohur para shqiptarëve.

Sapo janë larguar nga spektakli i humorit “Portokalli”, Besi dhe Erioni kanë nisur disa projekte të reja artistike. Shfaqjet private, por edhe pjesëmarrjet në koncerte të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, nuk kanë qenë të pakta për dy miqtë e vjetër. Por edhe me publikun që i ndjek nga ekrani nuk do të jenë më larg.

Sot, Erioni dhe Besi kanë qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty”, në “E diela shqiptare”. Erioni ishte iniciatori i surprizës. Ai e kishte ftuar Besin për t’i kërkuar ta bënte edhe atë bashkëpronar për biznesin e tij të ri që ka blerë së fundi në kryeqytet.

Pjesë e kësaj kërkese u bë edhe Arditi, i cili kërkoi gjithashtu 25 për qind të aksioneve. Pasi Besoi pranoi pa hezitim, moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka bërë të ditur sot në emisionin ‘E diela shqipatre’ se dy aktorët e njohur do të jenë krah tij në prezantimin e ‘Këngës Magjike’.

“Nuk mbahet dot e qeshura me @bes_kallaku dhe @erion_isai  #kanjemesazhperty – shihemi së bashku në netët Finale të #kengamagjike19 në datat 6, 7 & 9 Dhjetor!”,- ka shkruar Gjebrea krah fotos së postuar në Instagramin e tij.

Të njëjtin fakt e ka konfismuar dhe Besi .

“Këtë vit së bashku me Erion Isai do të jemi bashkëprezantues të Kënga Magjike, do kemi edhe Ardit Gjebrean se s’kishim si të bënim ndryshe”,– ka shkruar ai për fansat e tij të Instagramit.

Dhe bashkë me ta, natyrisht do të ketë edhe personazheve femërore: ky ishte edhe kushti që kishte vendosur Besi paraprakisht, nëse do të ishte pjesë e prezantimit të Këngës Magjike. Kështu tha Arditi duke e lënë me kaq surprizën. Emrat e partnereve mbeten ende surprizë.

Tashmë për ‘këngën Magjike’ është traditë që moderatori Ardit Gjebrea të shoqërohet nga dy prezantuese të tjera. Por ndër vite ato kanë qenë femra dhe duhet theksuar se gjithmonë Ardititi sigurohej të ishin sexy dhe mjaft tërheqëse për publikun.

Këtë herë gjërat ndryshojnë dhe para publikut të sallës do të prezantojnë  tre meshkuj të ekranit mjaft gazmorë dhe me shumë humor.

Spektakli i ‘Këngës Magjike’ do të mbahet në datat 6, 7 dhe 9 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Deri më tani shkon në tre numtri i të larguarve nga “Top Channel” dhe që i bashkohen “Tv Klan”.

Veç Besit dhe Erionit që me sa duke janë në televizionin ‘rival’ kalimthi, moderatorja e njohur Marina Vjollca do të jetë tashmë figurë e përhershme e “Klan”.

Në shoun e humorit ‘Portokalli’ ata kanë luajtur shumë skeçe së bashku dhe me sa duket do i shohim sërish bashkë në një event të rëndësishëm të muzikës shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *