Dyshime për pakte në eliminatoret e Amerikës Latine

Postuar më: 12 October 2017 12:04

Eliminatoret e Amerikës së Jugut, me 3 skuadra dhe vendi në play off që u përcaktuan në ndeshjet e fundit kanë krijuar jo pak dyshime sa i përket tolerimeve të mundshme, pagesave për skuadrat e mbetura jashtë gare  por dhe pakteve mes lojtarëve në fushën e lojës në përballjet direkte mes ekipeve që pretendonin për një vend në botërorin rus.

Nën akuzë kanë përfunduar pothuajse të gjitha sfidat ku më e përfolura është ndeshja mes Perusë dhe Kolumbisë e luajtur në Lima, ku futbollisti i monacos Radamel Falcao u kap disa herë nga kamerat duke i folur nën zë lojtarëve peruanë, pasi barazimi 1-1 ishte rezultati më i mirë për të dyja kombëtaret, sepse lejonte Kolumbinë të kalonte direkt dhe Perunë të shkonte në play off ku nuk pritet ta ketë shumë të vështirë ndfaj Zelandës së Re duke kërkuar rikthimin  në botëror për herë të parë që prej 1982.

Marrëveshja në fushë u arrit pasi u mësua se Brazili nuk po lëshonte aspak ndaj Kilit, me Selecaon që fitoi 3-0 sfidën e saj ndërkohë që dhe Ekuador – Argjentinë gjithashtu përflitet si e toleruar nga ana e vendasve që nuk kishin asnjë objektiv.

Që përpara ndeshjes, në media të ndryshme u shkruajt se lojtarët e Ekuadorit po paguheshin me valixhe me para, gjë që u mohua kategorikisht nga trajneri i vendasve Horge Seliko. Gjithashtu dhe trajneri i Venezuelës, Dudamel përpara ndeshjes me Paraguajin akuzoi vendasit se po përpiqeshin të korruptonin lojtarët e tij nëpërmjet favoreve seksuale.

Gjithsesi Venezuela bëri detyrën duke fituar 1-0 në transfertë e duke mos lejuar Paraguajin të shkonte në Botërorin rus./SuperSport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *