Donald Lu dhe Romana Vlahutin takohen me Fatmir Xhafajn

Postuar më: 20 October 2017 13:47

Ndërkohë që po zhvillohej mbledhja e Këshillit të Mandateve për heqjen e mandatit të deputetit të Saimir Tahirit, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është “kyçur” me dy ambasadorë.

Donald Lu i SHBA-së dhe Romana Vlahutin, ambasadoren e BE-së u takuan me Xhafajn për një kohë të konsiderueshme.

Nuk dihet se çfarë diskutuan me njëri-tjetrin, por dy ambasadorët kanë ndenjur për rreth 90 minuta në zyrën e Xhafajt.

Ishte pikërisht Donald Lu që deklaroi publikisht se në Shqipëri ka klane e familje mafioze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *