Debat dhe tension në sallë, Tahiri u kërkon llogari prokurorëve

Postuar më: 20 October 2017 13:41

Pasi ka përfunduar radha e prokurorëve, ka nisur radha e mbrojtjes në Këshillin e Mandateve.

Ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti i PS Saimir Tahiri ka adresuar disa pyetje ndaj prokurorëve të Krimeve të Rënda në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit.

Tahiri tha se ishte ai që ka kërkuar hetim në Prokurori për Habilajt, pas deklaratës në media se makina e tij është përdorur për trafik droge.

Saimir Tahiri: Nga koha kur unë jam ministër, nuk është referuar material, jam i saktë?

Prokuroria: Jo, nuk është referuar!

Saimir Tahiri: A jeni në dijeni që unë në mes të shtatorit jam paraqitur pas disa deklaratave tek Prokurori i Përgjithshëm dhe më pas ju keni regjistruar procedimin penal për këtë çështje dhe është mbyllur?

Prokuroria: Ju jeni përfshirë në një skandal politik dhe keni ardhur për të sqaruar pozitën tuaj.

Saimir Tahiri: Më thoni, keni dijeni apo jo?  Nëse unë kam ardhur në prokurori për të kërkuar hetim për disa deklarata publike, për cilën arsye nuk ju mjaftoi kjo që në atë kohë të nisni hetim të thelluar?

Deputeti Enkelejd Alibeaj: Ajo çfarë po bën zotëria janë komente dhe deklarata. Do ta ketë kohën ta bëjë këtë gjë.

Prokuroria: Prokuroria ka hetuar atëherë dhe ka konkluduar në atë formë, ka hetuar tani dhe ka konkluduar në këtë formë.

Deputeti Eduard Halimi: Nuk mund t’i bëjë pyetje ai prokurorisë se nuk ka sens.

Saimir Tahiri: Të nderuar prokurorë, thoni që unë kam udhëtuar me makinën me targa AA003GB dhe kam qenë i shoqëruar nga persona të dyshuar Artan Habilaj, etj. Presje etj kush janë këta përveç Artan Habilajt? Kam dalë unë me këta persona jashtë Shqipërisë sic deklaroni që kam dalë në katër data? Po ose jo? Kjo është themelore! Jeni të bindur dhe kjo konfirmohet nga TIMS apo hamendësoni?

Prokuroria: Ne jemi ata që kemi paraqitur një kërkesë, kemi parashtruar rrethana dhe fakte. Ne i kemi sqaruar këto edhe më përpara. Nuk kam asnjë lloj arsye të përgjigjem për këtë.

Saimir Tahiri: Unë mendoj që nuk ka asnjë parim kushtetues ligjor që mua të më heqë të drejtën për të pyetur. Prokuroria mund të zgjedhë mos përgjigjet. Të nderuar prokurorë, sistemi TIMS është me të dhëna sekrete? Për cilën arsye sistemin TIMS e keni përmendur dhe të tjerat po?

Prokuroria: Kemi thënë në cilat data keni kaluar. Ne nuk kemi dhënë detaje të tjera dhe nuk japim.

Gent Strazimiri: Deputeti nuk ka të drejtë t’i bëjë pyetje Prokurorisë!

Gramoz Ruçi: Deputeti duhet të ndriçohet!

Saimir Tahiri: Thatë që Prokuroria italiane ka hetuar për 4 vjet një grup kriminal. Mund të di cilët janë të proceduarit nga Prokuroria Italiane?

Prokuroria: Aty i ke, në material.

Saimir Tahiri: Meqënëse prokuroria italiane në 4 vite hetim nuk më ka hetuar mua, tregon që ju jeni shumë më të aftë se ata brenda 48 orëve?

Prokuroria: Nuk lejohet që Prokuroria të bëhet pjesë e kthimit të përgjigjeve edhe kur hetojmë politikanë.

Saimir Tahiri: Ju rezulton që unë kam kompani kamionësh?

Prokuroria: Këtë do ta shohim pas deklarimit tuaj!

2 komente për këtë artikull
  1. sadije lushja at 2:44 pm

    keta prokurore me duket kane marre persiper qe te diskretitojne institucionin e prokurorise qe me pas cdo
    akuze kundrejt kujtdo te mos merren me seriozisht. me pake fjale po krijon nje precedent ku te neperkembet autoriteti i ketij institucioni ne te ardhmen.

  2. s.hibro at 3:24 pm

    O Mapo, qe te vizitova per here te I pas shume muajve; mendova se me drejtorin e ri Iljazaj , do kishit nje fare permiresimi ; shoh qe me kete shkrim, me sakte me titullin qe percillni, jeni bere si B.Fevziu me emisionet e tij , qe ne menyre jo profesionale , pothuaj si ” alabak” i medias synon te sugjestionoje publikun po e po , por edhe te ftuarit, ku sipas meje Iljazaj paraqitet korrekt dhe objektiv…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *