‘Burri anglez në Nju Jork’ shet apartamentin luksoz me çmim ‘të kripur’

Postuar më: 11 October 2017 19:54

Këngëtari britanik i mirënjohur, Sting, ka shitur me një çmim të kripur, shtëpinë e tij që kishte në Nju Jork, me një pamje fantastike nga “Central Park” (Parku Qendror).

Shuma e “kripur” kapi një vlerë prej 50 milionë dollarësh…

Sting dhe gruaja e tij Trudie Styler e kanë shitur këtë super-apartament në katin 15-të të një pallati që njihej si “15 Central Park West”, me dyfishin e vlërës fillestare të blerjes, një suitë kjo e mrekullueshme me një pamje spektakolare nga “Central Park” i Nju Jorkut.

Muzikanti 65-vjeçar, që qëndronte porej kohësh në këtë apartament me pamje nga pjesa perëndimore e “Central Park”, e hodhi në shitje super-apartamentin fillimisht për 56 milionë dollarë në muajin maj, por më pas ai e ka shitur atë për 6 milionë dollarë më pak se çmimi i tij fillestar.

Çifti, të cilët kanë folur haptazi dikur për seksin tantrik duke mbajtur gjallë martesën e tyre 24-vjeçare, me siguri kanë jetuar në luks, në një lagje luksoze me një dhomë gjumi me vaskë, me pamje nga horizonti i Manhatanit./Daily Mail/ Përshtati “Mapo.al”/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *