Braktis Fevziun? Rama komenton sot ‘Tahirin’ te Çani

Postuar më: 27 October 2017 13:50

Kryeministri Edi Rama do të flasë sot për herë për çështjen ku është përfshirë ish-ministri Saimir Tahiri.

Rama ka zgjedhur emisionin ‘Zonë e Lirë’ të Arjan Çanit për të diskutuar në një studio televizive për çështjen që ka tronditur qeverisjen e tij.

Këtë emision, kryeministri e pati “të vetmin kazan pa mbetje toksike”.

“Sonte në 21:00, tek ‘Zona e Lirë’ e Arian Çanit, që në këtë kohë degradimi të klubeve të katundit mediatik, mbetet i vetmi kazan pa mbetje toksike”, shkruan Rama duke sulmuar edhe njëherë tjetër mediat.

Por a është kjo braktisje e Blendi Fevziut?

“Fevziu është nga më të mirët në vend, por, për hirë të së vërtetës, intervistat me Ramën apo edhe me Bashën, Metën, etj., bëhen pak impenjative. Duhet t’i ndjekësh me asistent për nga tempizmi, mbivendosja, kunjat.

Ok, “hard talk” është simpatik dhe profesional por mendimi se në “Opinion” nuk mbaron dot një mendim është i përgjithshëm. Nuk e dimë e s’kemi nga, por ose kryeministri është mërzitur me konsumerizmin e Fevziut, ose ka një arsye që ka vendosur të ndërrojë të enjten me të premten. Fevziun me Çanin. Ndoshta timonieri kërkon suksesin e audiencës që pati në fushatë tek “Zonë e Lirë”. Ndoshta është koha e Çanit në “Klan”. Mbetet për ta parë nesër, se kështu më tha një zog tek dritarja,” shkruan gazetarja Mira Kazhani te Tirana Post.

1 koment për këtë artikull
  1. Hani pak mos hani shume m.... at 8:41 pm

    Z. Rama ka shume te drejte per ate cfare thote, por duhet te vazhdoj me tej qe :
    Ariani eshte Kazan Mediatik me Mut, se i tille eshte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *