“BMW”-ja vjen me dy modele të reja

Postuar më: 12 October 2017 19:43

“BMW”-ja gjatë javëve të fundit ka prezantuar modelet e reja. Kompania gjermane këtë e ka bërë edhe të martën kur prezantoi dy modele në linjën e SUV.

“BMW” ka shpalosur “X5 Special Edition” dhe “X6 M Sport Edition”, të cilat do të jenë në shitje nga muaji dhjetor.

“X5 Special Edition” dhe “M Sport” vijnë me ulëse të lëkurës “Dakota” derisa ulëset e para do të jenë me ngrohje. Opsion tjetër janë edhe ulëset e zeza dhe shkronjën “M” rreth kabinës.

“X5” vjen me mbrojtje nga dieli dhe instrument tabelën me “xDrive40e iPerformance”.

“X6 M” vjen me ngjyrën e kaltër metalike dhe interierin me fibra të karbonit. Rrotat e këtij modeli janë 20-inç. Detajet tjera të këtyre modeleve nuk janë bërë të ditura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *