Basha dhe Kryemadhi në një zë: Rama po u mbyll gojën opozitës

Postuar më: 12 October 2017 21:32

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka theksuar se Edi Rama nuk është vetëm një rrezik kombëtar, por edhe rajonal.

Sipas saj, kriminelëve nuk u vjen mirë kur i shan, prandaj pengojnë fjalën e opozitës në Kuvend.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha sonte në një lidhje të drejtpërdrejt nga selia e partisë se opozita e ka vendosur përballë fakteve të pakundërshtueshme të lidhjeve të tij me krimin.

Basha tha se aleanca me krimin e kryeministrit Rama nuk lindi në zgjedhjet e 2017-ës, por në këto zgjedhje krimi u shtri anëkënd Shqipërisë.

Kryedemokrati u shpreh se Ruçi ka marrë udhëzime nga vetë Edi Rama që të vazhdojë në këtë mënyrë, që të mos i japë fjalën opozitës, sepse ka frikë nga denoncimet për lidhjet personale të Edi Ramës me bandat që po terrorizojnë vendin, nga Elbasani, Lushnje, Durrës, Shijak, Vlorë e qytete të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *