Banka e Shqipërisë: Shpallje vend pune për konkurrim 2

Postuar më: 16 October 2017 10:18

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BANKA E SHQIPËRISË

DEPARTAMENTI I BURIMEVE NJERËZORE

 

SHPALLJE VEND PUNE PËR KONKURRIM

Banka e Shqipërisë për nevoja të plotësimit të vendeve të punës, shpall për konkurrim një vend të lirë pune në pozicionin “Specialist” në Zyrën e Emisionit & Back Office pranë Departamentit të Emisionit.

Përshkrimi i punës për pozicionin e lartpërmendur përbëhet nga elementët si në vijim:

  • Monitorimi dhe analiza çdo muaj e ecurisë së treguesve që lidhen me emisionin dhe administrimin e parasë;
  • Sigurimi, përpunimi dhe informimi mbi cilësinë e parasë në qarkullim, me qëllim marrjen e masave për përmirësimin e saj, në përputhje me kuadrin rregullator në fuqi dhe procedurat përkatëse të Bankës së Shqipërisë;
  • Ndjekja, monitorimi dhe administrimi i marrëdhënies së Bankës së Shqipërisë me bankat tregtare në fushën e arkëtimit dhe pagesave me qëllim plotësimin e nevojave të tyre;
  • Regjistrimi, kontrolli dhe aprovimi i transaksioneve në marrëdhëniet midis strukturave përkatëse në Departamentin e Emisionit dhe Degët e Bankës së Shqipërisë;
  • Kontrolli dhe sigurimi i pasqyrimit të transmetimeve në llogaritë përkatëse të sistemeve operative të transaksioneve të kryera me bankat tregtare si dhe midis strukturave në Departamentin e Emisionit;
  • Autorizimi i kalimit të tërësisë së veprimeve ditore në sistemin operativ që menaxhon Librin e Madh të llogarive (General Ledger, GL).

Kriteret që duhet të plotësojë kandidati për pozicionin e lartpërmendur “Specialist”, janë si më poshtë vijon:

  • Arsim universitar në degën e Financës;
  • Preferohen kandidatët me notë mesatare të studimeve universitare mbi 7.5;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese (me shkrim dhe verbale) dhe aftësi për të punuar në grup;
  • Kandidati duhet të ketë përvojë pune në sistemin financiar mbi 3(tre) vjet pa shkëputje;
  • Aftësi orientuese në kushtet e punës me ngarkesë të lartë për të dhënë zgjidhjen më optimale të problemeve;
  • Njohuri të përgjithshme mbi emisionin dhe paranë;
  • Të ruajë konfidencialitetin dhe sekretin e çdo informacioni të marrë apo siguruar nga ushtrimi i funksioneve të punës, në përputhje me kuadrin ligjor përkatës dhe aktet nënligjore të Bankës së Shqipërisë;
  • Preferohen certifikata/trajnime profesionale apo kualifikime në fushën e financës;
  • Njohuri mbi përdorimin e programeve kompjuterike të tilla si Microsoft Office, etj.;
  • Njohje të avancuar të gjuhës angleze;

Dokumentet e kërkuara:

Kandidatët që do të aplikojnë për konkurrim, duhet të dorëzojnë formularin e aplikimit të plotësuar të shoqëruar me dokumentet e mëposhtme;

  • Jetëshkrimi (Curriculum Vitae);
  • Letër motivimi/interesi e cila përmban arsyet dhe pritjet e kandidatit i cili kërkon të punësohet pranë Bankës së Shqipërisë;
  • Diplomë të shkollës së lartë;
  • Dokumenti i/e diplomimit me gradë shkencore, (në qoftë se ka);
  • Listë Notash;
  • Dëshmi të ndryshme kualifikimi (në qoftë se ka);
  • Deklaratë prezantuese/reference nga eprori i tij, punëdhënësi i fundit apo profesori i tij (në qoftë se ka);
  • Dëshmi të gjuhëve të huaja (në qoftë se ka);
  • Vërtetim shëndetësor nga Komisioni Mjeko-Ligjor;
  • Vërtetim nga prokuroria, gjykata si dhe plotësimin dhe nënshkrimin e formularit të vetëdeklarimit për nxjerrjen e dëshmisë së penalitetit, ku të vërtetohet që nuk jeni i dënuar ose në ndjekje penale;
  • Certifikatë e gjendjes familjare;
  • Të mos jetë i larguar nga puna për masa disiplinore në bazë të ligjit për nëpunësin e shërbimit civil në Republikën e Shqipërisë dhe Kodit të Punës;
  • Fotografi 2 (dy) copë;
  • Fotokopje e kartës së identitetit;

Kandidatët mund të paraqiten pranë mjediseve të Bankës së Shqipërisë në adresën Sheshi Skënderbej nr.1 Tiranë, për të tërhequr formën e aplikimit, (çdo ditë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore) ose mund ta shkarkojnë atë në link-un e mëposhtëm në faqen zyrtare të internetit të Bankës së Shqipërisë:

https://www.bankofalbania.org/web/Rregullore_Nr_21_Mbi_marredheniet_e_punes_te_personelit_te_Bankes_se_Shqiperise_2840_1.php

Konkurrimi në Bankën e Shqipërisë bëhet në bazë të proçedurave të miratuara nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, përmes tre fazave:

  1. Në fazën e parë, bëhet përzgjedhja e kandidatëve që do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe me gojë e cila konsiston në verifikimin nëse dokumentacioni i paraqitur nga çdo kandidat vërteton plotësimin e kërkesave të përgjithshme dhe të kërkesave specifike, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim. Vetëm kandidatët që plotësojnë këto kërkesa, i nënshtrohen fazave të mëtejshme të konkurrimit.
  2. Në fazën e dytë zhvillohet testimi me shkrim:
    1. për zotërimin e gjuhës angleze;
    2. për nivelin e njohurive të përgjithshme dhe ato profesionale.

Në qoftë se rezultati i testimit me shkrim për zotërimin e gjuhës së huaj është nën nivelin minimal të përcaktuar, kandidati nuk kualifikohet për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

  1. Kandidatët që kalojnë me sukses fazën e parë dhe të dytë, procedojnë në fazën e tretë të konkurrimit ku zhvillohet intervistimi me gojë i kandidatëve, i cili synon të evidentojë formimin e përgjithshëm si dhe vizionin personal të kandidatit mbi statusin dhe veprimtarinë e Bankës.

Dokumentacioni për aplikim duhet të paraqitet brenda datës 27.10.2017. Pas kësaj date nuk pranohet asnjë dokument.

  • Kandidati, i cili dëshiron të konkurrojë, mund të paraqitet çdo ditë pranë Bankës së Shqipërisë, për t’u njohur me kriteret e vendeve të punës të shpallur për konkurrim dhe për të plotësuar kërkesën përkatëse sipas formatit të miratuar nga Banka e Shqipërisë;
  • Dokumentacioni i kërkuar të dorëzohet në Bankën e Shqipërisë, i mbyllur në zarf me adresën përkatëse dhe të jetë i plotësuar sipas kërkesave të mësipërme.

(KUJDES: Në çdo rast dokumentacioni për aplikim duhet të jetë origjinal ose fotokopje e noterizuar. Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *