Banka e Shqipërisë: Shpallje vend pune për konkurrim 1

Postuar më: 16 October 2017 10:16

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BANKA E SHQIPËRISË

DEPARTAMENTI I BURIMEVE NJERËZORE

 

SHPALLJE VEND PUNE PËR KONKURRIM

Banka e Shqipërisë për nevoja të plotësimit të vendeve të punës, shpall për konkurrim një vend të lirë pune në pozicionin “Specialist” në Zyrën e Metodologjisë pranë Departamentit të Mbikëqyrjes.

Përshkrimi i punës për pozicionin e lartpërmendur përbëhet nga elementët si në vijim:

  • Njohje e plotë e kuadrit ligjor dhe rregullativ mbikëqyrës, akteve të tjera nënligjore, manualeve, procedurave si edhe metodave të analizës, inspektimit etj.;
  • Identifikimi, mbledhja, regjistrimi dhe analizimi i problematikave dhe nevojave për përmirësim që shfaqin praktikat dhe metodologjitë mbikëqyrëse të subjekteve të licencuara nga Banka e Shqipërisë;
  • Administrimi i sugjerimeve dhe propozimeve që burojnë nga Departamenti i Mbikëqyrjes lidhur me përmirësimet e praktikave dhe metodologjive mbikëqyrëse;
  • Zhvillimi i praktikave dhe metodologjive mbikëqyrëse duke konsideruar standardet më të mira të mbikëqyrjes bankare si dhe strategjinë e zhvillimit të mbikëqyrjes bankare në vend;
  • Marrja pjesë në procesin e draftimit të akteve të reja rregullative në fushën e mbikëqyrjes, nëpërmjet analizave me karakter krahasues, apo analiza të tjera të thelluara në funksion dhe në mbështetje të nevojave të njësisë përkatëse;
  • Përgatitja e programeve edukative, informacioneve të posaçme apo prezantimeve të ndryshme lidhur me aktivitetet apo strategjitë mbikëqyrëse, në përputhje me objektivat e njësisë dhe institucionit;
  • Përgatitja e përgjigjeve të nevojshme ndaj kërkesave të ndryshme/korrespondencës që paraqiten nga subjektet, gjatë procesit të zbatimit të kuadrit rregullativ të mbikëqyrjes;
  • Ndërmarrja e iniciativave për përmirësimin e akteve rregullative për mbikëqyrjen e kujdesshme të subjekteve;

Kriteret që duhet të plotësojë kandidati për pozicionin e lartpërmendur, janë si më poshtë vijon:

  • Arsim universitar në degën e ekonomisë/financë dhe/ose administrim biznes/bankë;
  • Preferohet arsim pasuniversitar master në financë /bankë;
  • Preferohen kandidatët me notë mesatare të studimeve universitare mbi 7.5;
  • Kandidati duhet të ketë përvojë të mëparshme pune në fushën kontabilitet/financë/bankë/administrim biznesi;
  • Preferohen kandidatët që kanë njohje të certifikuar të gjuhës angleze dhe njohje të një gjuhe tjetër zyrtare të Bashkimit Evropian;
  • Njohuri mbi përdorimin e programeve kompjuterike të paketës Microsoft Office. Njohja e programeve profesionale në fushën e financës/kontabilitetit përbën avantazh;
  • Aftësi shumë të mira për të interpretuar akte ligjore e nënligjore, mbi bazën e të cilave të realizohet nxjerrja e konkluzioneve dhe dhënia e opinioneve;
  • Preferohen certifikata/trajnime profesionale në fushën e bankingut/financës/jurisprudencës;
  • Aftësi të mira vetë-organizuese si dhe bashkëpunimi e koordinimi në grup;
  • Aftësi për të kuptuar propozimet dhe vendimet e çdo niveli, dhe për t’i zbatuar ato;

Dokumentet e kërkuara:

Kandidatët që do të aplikojnë për konkurrim, duhet të dorëzojnë formularin e aplikimit të plotësuar të shoqëruar me dokumentet e mëposhtme;

  • Jetëshkrimi (Curriculum Vitae);
  • Letër motivimi/interesi e cila përmban arsyet dhe pritjet e kandidatit i cili kërkon të punësohet pranë Bankës së Shqipërisë;
  • Diplomë të shkollës së lartë;
  • Dokumenti i/e diplomimit me gradë shkencore;
  • Listë Notash;
  • Dëshmi të ndryshme kualifikimi (në qoftë se ka);
  • Deklaratë prezantuese/reference nga eprori i tij ose punëdhënësi i fundit;
  • Dëshmi të gjuhëve të huaja (në qoftë se ka);
  • Vërtetim shëndetësor nga Komisioni Mjeko-Ligjor;
  • Vërtetim nga prokuroria, gjykata si dhe plotësimin dhe nënshkrimin e formularit të vetëdeklarimit për nxjerrjen e dëshmisë së penalitetit, ku të vërtetohet që nuk jeni i dënuar ose në ndjekje penale;
  • Certifikatë e gjendjes familjare;
  • Të mos jetë i larguar nga puna për masa disiplinore në bazë të ligjit për nëpunësin e shërbimit civil në Republikën e Shqipërisë dhe Kodit të Punës;
  • Fotografi 2 (dy) copë;
  • Fotokopje e kartës së identitetit;

Kandidatët mund të paraqiten pranë mjediseve të Bankës së Shqipërisë në adresën Sheshi Skënderbej nr.1 Tiranë, për të tërhequr formën e aplikimit, (çdo ditë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore) ose mund ta shkarkojnë atë në link-un e mëposhtëm në faqen zyrtare të internetit të Bankës së Shqipërisë:

https://www.bankofalbania.org/web/Rregullore_Nr_21_Mbi_marredheniet_e_punes_te_personelit_te_Bankes_se_Shqiperise_2840_1.php

Konkurrimi në Bankën e Shqipërisë bëhet në bazë të proçedurave të miratuara nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, përmes tre fazave:

  1. Në fazën e parë, bëhet përzgjedhja e kandidatëve që do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe me gojë e cila konsiston në verifikimin nëse dokumentacioni i paraqitur nga çdo kandidat vërteton plotësimin e kërkesave të përgjithshme dhe të kërkesave specifike, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim. Vetëm kandidatët që plotësojnë këto kërkesa, i nënshtrohen fazave të mëtejshme të konkurrimit.
  2. Në fazën e dytë zhvillohet testimi me shkrim:
    1. për zotërimin e gjuhës angleze;
    2. për nivelin e njohurive të përgjithshme dhe ato profesionale.

Në qoftë se rezultati i testimit me shkrim për zotërimin e gjuhës së huaj është nën nivelin minimal të përcaktuar, kandidati nuk kualifikohet për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

  1. Kandidatët që kalojnë me sukses fazën e parë dhe të dytë, procedojnë në fazën e tretë të konkurrimit ku zhvillohet intervistimi me gojë i kandidatëve, i cili synon të evidentojë formimin e përgjithshëm si dhe vizionin personal të kandidatit mbi statusin dhe veprimtarinë e Bankës.

Dokumentacioni për aplikim duhet të paraqitet brenda datës 27.10.2017. Pas kësaj date nuk pranohet asnjë dokument.

  • Kandidati, i cili dëshiron të konkurrojë, mund të paraqitet çdo ditë pranë Bankës së Shqipërisë, për t’u njohur me kriteret e vendeve të punës të shpallur për konkurrim dhe për të plotësuar kërkesën përkatëse sipas formatit të miratuar nga Banka e Shqipërisë;
  • Dokumentacioni i kërkuar të dorëzohet në Bankën e Shqipërisë, i mbyllur në zarf me adresën përkatëse dhe të jetë i plotësuar sipas kërkesave të mësipërme.

(KUJDES: Në çdo rast dokumentacioni për aplikim duhet të jetë origjinal ose fotokopje e noterizuar. Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *