6 fakte rreth jetës së Gal Dadot ose ndryshe “Wonder Woman”

Postuar më: 16 October 2017 20:30

Kemi raportuar për jetën mahnitëse të aktores Gal Gadot, e cila u bë e njohur në gjithë botën me rolin e Gisele Yashar në filmat “The Fast and the Furious”.

Gjatë këtij viti, ajo ka arritur sukses të madh me rolin kryesor në filmin “Wonder Woman” që deri më tani ka përfituar 821.4 milionë dollarë.

Në vitin 2004 u shpall ‘Miss Izraeli’

Në moshën 18 vjeçare, Gal fitoi garën e bukurisë ‘Miss Izraeli 2004’ dhe e përfaqësoi vendin e saj në ‘Miss Universe 2004’ në Ekuador.

Për dy vite shërbeu në Forcat Mbrojtëse të Izraelit

Pas garave të bukurisë, Gadot iu bashkua Armatës izraelite, ku si qytetare e Izraelit kreu detyrimin ushtarak prej dy vitesh. Aktorja ka thënë se në këtë periudhë kishte mësuar shumë për disiplinën.

Roli i parë filmik ishte në “Fast & Furious”

Duke qenë se kishte të kaluar ushtarake, ajo u zgjodh nga regjisori i filmit për rolin e Gisele, për të shfrytëzuar njohuritë e saj mbi armët.

Të gjitha skenat e rrezikshme i ka bërë vet

Në filmat Fast & Furious, 32-vjeçarja nuk ka pasur nevojë që dikush tjetër t’ia kryejë skenat e rrezikshme. Të gjitha i ka bërë vet.

Me burrin e saj është takuar në shkretëtirë

Bukuroshja u martua me shitblerësin e pasurive të patundshme, Yaron Versano, me të cilin u takua në një ndejë të organizuar në një shkretëtirë në Izrael.

Ajo e xhiroi filmin Wonder Woman teksa ishte pesë muaj shtatzënë dhe priste fëmijën e dytë

Stafi i angazhuar për kostumet ishte detyruar që ta zgjeronte në pjesën e barkut, duke qenë se aktorja ishte shtatzënë gjatë xhirimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *