‘Volkswagen’ prezanton ‘bishën’ elektrike ‘Crozz I.D’

Postuar më: 12 September 2017 16:57

“Volkswagen” prezantoi mostrën “Crozz” nga seria e automjeteve elektrike I.D., që shtëpia gjermane e prodhimit të automjeteve ka njoftuar prej kohësh.

Bëhet fjalë për një automjet ku ndërthuret mjeshtërisht teknologjia me tradicionalen. Gjithçka ofrohet në dy forma, që nga hapja e derës, që bëhet si me çelës, ashtu edhe me prekje përmes gjurmës së gishtërinjve.

Po ashtu edhe ndezja e automjetit mund të bëhet përmes prekjes së timonit, ose me metodën tradicionale përmes çelësit.

Crozz është e pajisur me inteligjencë artificiale, që ndihmon në drejtimin e automjetit, si dhe është në gjendje që përmes “realitetit të shtuar” të bëjë matjen e terrenit e të përcaktojë pjerrësinë, kendin e kthesave, apo lagështinë në rrugë.

Makina u prezantua në “showroom”-in e Shangait dhe Volkswagen ka si objektiv që mjetet të tilla t’i ofrojë me një çmim konkurues dhe masivizues në vitin 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *