Video: Raketa që mund ta vrasë diktatorin për 15 minuta

Postuar më: 13 September 2017 12:27

Avionët e Koresë së Jugut kryen testimin e një raketë të rrezes së gjatë ajër-tokë, si pjesë e strategjisë “Kill Chain”.

Ministria e Mbrojtjës bëri të ditur se raketat Taurus u testuan me sukses.

Ato janë të afta për të bërë bombardim me precizion në shtetin fqinj komunist për 15 minuta.

Avionët F-15K e qëlluan raketën 400 kilometra përpara se të godiste me saktësi të lartë shënjestrën në brigjet e gadishullit.

Ekspertët thonë se këto raketa e lejojnë Korenë e Jugut që të godasë çdo shënjestër në Korenë e Veriut brenda 15 minutash.

Në total pritet që rreth 170 raketa Taurus, të importuara nga Gjermania, të bëhen gati për aksion.

Koreja e Jugut po përgatitet për luftë me Korenë e Veriut.

Një ditë më parë u zyrtarizua krijimi i njësisë ‘Spartan 3000’ që ka për qëllim eliminimin fizik të liderit komunist, Kim Jong-un.

Tensionet në këtë rajon janë shumë të larta.

Mendohet se të shtunën, vendi komunist do kryejë një tjetër testim të raketave balistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *