Video: Pse Anglia ua mbyll llogaritë bankare politikanëve shqiptarë?

Postuar më: 13 September 2017 14:53

Deputeti i PD, Agron Shehaj zbuloi një sekret për politikanët shqiptarë.

Shehaj gjatë fjalës së tij, tha se Anglia nuk i lejon politikanët shqiptarë, që të kenë llogari bankare në këtë shtet.

“Kur u zgjodha deputet, pas tre ditësh më morën në telefon nga banka në Angli zoti Kryeministër e më thanë që duhet të mbyllja llogarinë në bankë.

Sipas rregullit në Angli, edhe bankave nuk u lejohet që të hapin llogari bankare për politikanët shqiptarë. Mbase një pjesë prej jush e dinë. Unë nuk kisha llogari bankare, kisha një llogari biznesi.

Kush e di pse? Mesa duket ju njohin mirë.

Nuk iu hapin dot asnjë llogari bankare, imagjinoni si e keni katandisur veten”, tha Shehaj.

Video e fjalimit te tij eshte qarkulluar ndjeshem nga portalet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *