Video/ Patë veshjet e tyre, por ja si harbuan VIP-at në dasmën e Getit dhe Marinës… nga Gjebrea tek pasaniku Mane

Postuar më: 11 September 2017 18:29

Dasma e djeshme e Marinës dhe Getit do të mbahet mend gjatë. Një dasmë plot hare mes miqve, personave familjarë dhe VIP-ave të shumtë, ku nuk kanë munguar as emra të mëdhenj të politikës apo biznesmenë të fuqishëm.

Ndryshe nga dasmat e tjera, ku pjesa më e madhe e njerëzve rrinë ulur dhe komentojnë veshjet e njëri-tjetrit, kjo ishte një nga ato dasmat madhështore, ku asnjë nuk nguroi të ngrihej e të kërcente me çiftin apo me persona të tjerë.

Ka qenë Arsdit Gjebrea ai që është fotografuar në krye të valles, por tundjes së lehtë nuk i ka shpëtuar dot as biznesmeni serioz Samir Mane.

Mes të ftuarve VIP u renditën edhe Aleksandër Frangaj, Armand Shkullaku, Dritan Shakohoxha, moderatorët Ardit Gjebrea, Ledion Liço e bashkëshortja e tij Sara Hoxha, këngëtarët Ermal Fejzullahu, Stresi, Kastro Zizo e shumë të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *