Video/ Ky dokumentar për luftën e Kosovës po sjell debate të mëdha…

Postuar më: 12 September 2017 14:59

“Kosova peng” është filmi dokumentar çek i regjizorit Vaclav Dvorzhak, i cili flet për luftën e Kosovës ku edhe pse është dhënë premiera e tij ka shkaktuar reagime kontroverse.

Dokumentari analitik hedh drite mbi historinë e para disa viteve në ish-krahinën Jugore serbe ku e mbyll me bombardimin e NATO-s në 1999.

Në film janë pjesëmarrës mjaft banorë serbe të Kosovës, ku ndajnë për shikuesit kalvarin e vuajtjeve në jetën e tyre të përditshme, por edhe të grupeve shqiptare që veprojnë në Kosovë.

Televizioni publik çek ka financuar këtë dokumentar, por shfaqja e tij shumë herë është parë me një sy kritik pasi shihet si i njëanshëm dhe në krah të serbëve.

Por regjisori Dvorzhak e ka mohuar këtë, duke thënë se: “as në dokumentarët e holokaustit asnjëherë nuk është shfaqur ana tjetër” duke nënkuptuar agresorin, ku hyjnë NATO dhe shqiptarët e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *