Natyra brutale: Luaneshat masakrojnë buallin…

Postuar më: 09 September 2017 15:30

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Pas një përpjekjeje të dëshpëruar dhe të dështuar për ta mbrojtur atë, një kope buajsh mblidhet për të qarë një prej femrave të tufës, të vrarë nga disa luanesha të uritura.

Pamjet, të cilat bënë xhiron e botës dhe janë nga më të shikuarat në rrjet, tregojnë kopenë e buajve të dëshpëruar që u përpoqën të ringjallnin një femër të madhe që sapo ishte vrarë nga disa luanesha.

Dhjetëra buaj u përpoqën të shpëtonin pasi katër luanesha gjuanin një anëtar të tufës së tyre në një rezervat në Afrikën e Jugut.

Pas vrasjes së buallicës së vetmuar, e cila bëri një rezistencë të guximshme, luaneshat e Parkut të madh të Krugerit në Veri-lindje të vendit, u përballën me tufën e zemëruar që erdhi në mbrojtje të mikes së tyre të plagosur për vdekje.

Kopeja e buajve u derdh e gjitha mbi trupin e shoqes së tyre tashmë të vdekur, duke u përpjekur që ta zgjonin duke e lëpirë dhe ngacmuar trupin e saj, si dhe duke e përkulur në anën tjetër që ta ngrinin, por përjekja e tyre ishte e kotë…/Daily Mail/ Mapo.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *