U godit me thikë, vdes në spital 46-vjeçari

Postuar më: 13 September 2017 16:58

Ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit, 46-vjeçari i cili u plagos me thikë 6 ditë më parë.

Sipas burimeve spitalore, A.Ll, 46 vjeç, banues në Durrës, ka gjetur vdekjen dje në spitalin Rajonal të Durrësit, ku ishte transportuar pas goditjes me thikë nga 44-vjeçari Ilir Haku.

Autori, banues po në qytetin bregdetar, u arrestua një ditë pas sherrit, njoftuan burime zyrtare nga Policia e Durrësit.

Ngjarja

Burime policore bënë me dije se rreth orës 14:15 të 7 shtatorit, në lagjen numër 17, pas një konflikti  për motive të dobëta Haku plagosi në thikë në këmbë A.Ll..

Fillimisht, i plagosuri u transportua në spital dhe gjendja e tij shëndetësore u vlerësua nga mjekët si jashtë rrezikut për jetën.

Por, gjendja shëndetësore e 46-vjeçarit është përkeqësuar dhe ai ka humbur jetën këtë të martë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *