Twitteri do të dyfishojë gjatësinë e komenteve

Postuar më: 28 September 2017 13:28

Twitteri do të dyfishojë gjatësinë e komenteve në këtë rrjet social, nga 140 shkronja që lejohen aktualisht në 280.

Sipas njoftimit të kompanisë vendimi do të prekë vetëm “një grup të vogël” përdoruesish.

Ndërsa u njoftua vendimi, nuk u tha nëse Presidenti Trump, një prej përdoruesve më të bujshëm të tij, do të jetë një prej personave që do të lejohet të postojë twitte më të gjata.

Japonishtja, koreançja dhe kinezçja përjashtohen nga vendimi për tweete të gjata sepse këto gjuhë u mundësojnë njerëzve të thonë shumë më tepër duke përdorur pak shkronja./VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *