Tragjedi greke/ Babai vret vajzën, mësoi se të dashurin e kishte shqiptar

Postuar më: 13 September 2017 19:47

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fund të muajit gusht në një familje greke në Greqi, ku babai ka vrarë vajzën e tij 18-vjecare . Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Petroupoli” në Athinë, teksa 18-vjecarja ndërroi jetë në spital në fillim të këtij muaji.

Fillimisht u raportua se në shtëpi kishte rënë zjarr dhe babai e vajza ishin asfiksuar, por ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se adoleshentja kishte shenja dhune dhe ishte mbytur nga i ati. 55 vjecari ndodhet në spital dhe nuk është marrë në pyetje ende.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur, pasi babai i 18-vjecares të quajtur Irini ka marrë vesh se vajza e tij kishte lidhje me një djalë shqiptar.

Mamaja e adoleshentes greke ka folur dy ditë më parë për ngjarjen e rëndë në një televizion grek.

Ajo thotë se, kohën kur ndodhi tragjedia kishte shkuar në Korfuz me djalin e saj 13-vjeçar, ndërsa në Athinë kishte lënë vajzën dhe burrin.

“Gjithçka ndryshoi kur bashkëshorti mësoi se i dashuri i vajzës sonë ishte shqiptar”,- thotë mamaja e 18-vjeçares.

Adoleshentja u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por ka ndërruar jetë 5 ditë më vonë.

Ajo thotë gjithashtu se për ngjarjen është njoftuar nga shqiptari, i dashuri i vajzës. Ndërkohë adoleshenti shqiptar nuk e ka fshehur trishtimin për humbjen e njeriut të zemrës.

“Rrugë të mbarë engjëlli im, ike dhe le pas burrin që të do shumë….dhe do të të pres. Gruaja ime e bukur, shpirti im. Princesha ime që më ndriçon jetën. Vdiqe ti, vdiqa dhe unë, gjysma jote. Të dua dhe do të dua gjithmonë, rrugë të mbarë engjëlli im. Zoti të mori aty lart për t’u kujdesur”,- shkruan ai në ‘Facebook’./BW/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *