Tezat e guximshme për fenë e identitetin: Nano sot në Forumet UET

Postuar më: 12 September 2017 12:52

Publicisti kontravers Mustafa Nano është i ftuar sot në një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë në Universitetin Europian të Tiranës

Tezat e tij të guximshme janë gjithmonë një temë për debat, por gazetari Mustafa Nano vijon të provokojë debatin publik.

Pas librit të tij të fundit botuar nga UET-Press, “Sandwich, a është mirë me qenë shqiptar?” me të cilin hapi një debat të gjërë mbi prejardhjen e nënës së heroit kombëtar, Skënderbeu,  Nano ka nisur një cikël shkrimesh në gazetën Mapo, “Politically incorrect”.

Analiza e parë e tij në këtë frymë është ajo e botuar dje dhe sot me titull: “Çfarë ka që nuk shkon sot me Islamin shqiptar?” duke hedhur për hërë të parë dorashkën e debatit për një çështje të ndjeshme siç është feja.

Po ashtu Nano është i pari analist shqiptar që botohet në gazetën serbe Danas në një projekt të përbashkët me kryeredaktorin e kësaj gazete për të debatuar mbi tezat e fqinjësisë dhe armiqësisë që i ka shoqëruar dy popujt, atë serb dhe shqiptar ndër shekuj.

Për të folur mbi këto teza dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve nga studentë dhe pedagogë Mustafa Nano është ftuar sot në Forumet UET, një aktivitet që mbahet çdo të martë në orën 18.00 në sallën Aula Magna në Universitetin Europian të Tiranës.

2 komente për këtë artikull
  1. Nipi i Gjergj Kastriotit at 3:51 pm

    Vazhdoni idete cosmopolitane dhe te publikoni fjalet trendy nga Z. Nano, qe ma shum ngjasojne si një papagall qe perserit fjalët ma cool dhe qe jane ne mode tashi për tashi, por i perdor vend e pa vend sepse ne të vertetë Z. Nano nuk i kupton, por vetem din se si shkruen edhe si te shqiptohen.

    Muhebetet per Serbin jan humbje kohe, derisa ato te kerkojne falje per krimet dhe masakrat qe kan bëre ne Shqiperi ne luftrat ballkanike (shikojeni emisionin e Marin Mema te quajtu Termopilet), masakrat ne Kosovë, masakrat ne Bosnje e Kroaci, edhe nje nxitje urrejtje ndaj Shqiptareve ne Malin e Zi.

    Pa nje lutje per falje zyrtare edhe demshperblim per masakrat e kryera nga shteti Serb, nuk ka miqesi me to edhe kurr nuk do i besojme nje shteti grabitqar si Serbia. Pa ler gja mangut ktu edhe për Greqine (qe e ka shpik Kalin e Trojës) por Greqia eshte nje teme tjeter.

    Zoti Nano po e bën veten e tij ne vegël te Beogradit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *